e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mazrekaj të hënën në Tiranë, Raçiç gati për Vllazninë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mazrekaj të hënën në Tiranë, Raçiç gati për Vllazninë

Javët e fundit Partizani ka vuajtur nga lojtarët me probleme dëmtimesh dhe një gjë e tillë ka sjellë vështirësi për stafin teknik, pavarësisht alternativave. mentor mazrekajMegjithatë, këtë herë nga infermieria e kuqe vijnë lajme të mira. Mesfushori Mentor Mazrekaj, i cili kreu operacionin në pulpë, në fundjavë pritet të heqë allçinë dhe të hënën do të nisë fazën e rikuperimit. Ndërsa sulmuesi Stevan Raçiç që mungoi edhe dje në stërvitje do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të jetë gati për sfidën ndaj Vllaznisë. Mesfushori Vila gjithashtu do të luajë me një maskë në takimin e radhës, ndërkohë që drejtuesit kanë vendosur ta lënë pushim Atandën.

Ky i fundit ka një tërheqje të lehtë dhe për të mos rrezikuar është vendosur që të pushojë. Në mungesë të tij, dyshja e mbrojtjes në takimin e radhës pritet të përbëhet nga Krasniqi dhe Bicaj.