e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Enrike: Ingranazhi është bllokuar, fajtor për eliminimin jam unë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Enrike: Ingranazhi është bllokuar, fajtor për eliminimin jam unë

Barcelona bie në shtëpinë e Atletikos së Madridit dhe për trajnerin Luis Enrike dhe futbollistët e tij dje ka qenë nata e përshëndetjeve me Champions-in. luis enrikeeKatalanasit, të cilët deri një muaj më parë shiheshin si të pagabueshëm, kanë hyrë papritur në një kolaps total, duke qenë se pas dy humbjeve në kampionat kanë pësuar atë të radhës në Europë dhe janë larguar nga turne.

Strategu Enrike pranon momentin e vështirë, por shpreson që skuadra të mos nervozohet, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë edhe kampionatin dhe Kupën

. "Futbolli është edhe i tillë. Kemi fituar shumë ndeshje, por një skuadër e madhe duhet të dijë të pranojë edhe humbjet.

Pengje nga ndeshja?

Më e lehtë do të ishte që ta harronim sa më shpejt këtë eliminim. Duhet vetëm të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë se kemi ende dy trofe të tjerë për të fituar. Është normale që nga ne pritet gjithmonë shumë, por fakt është që prej disa javësh duket sikur ingranazhi është bllokuar.

Gjithkush mund të japë mendimin e tij për këtë krizë tonën, ndërsa unë nuk e kam luksin ta bëj këtë. Detyra ime është të analizoj gjithçka duke parë ndeshjet e bëra dhe të mundohem të zgjidh problemin. Por e ritheksoj, nëse nuk qëndrojmë të qetë rrezikojmë që të çojmë dëm edhe kampionatin dhe kupën.

Penallti e qartë e mohuar?

Nuk kam dhe nuk dua të jap asnjë koment për këtë episod. S'e kam bërë kurrë. Fundja, fajtori i vetëm për eliminimin tonë jam unë dhe marr përsipër çdo përgjegjësi", tha Luis Enrike.