e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Simeone: Kemi një zemër të madhe, Barça xhentile edhe kur eliminohet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Simeone: Kemi një zemër të madhe, Barça xhentile edhe kur eliminohet

Edhe pse në pankinë gjatë minutave të fun dit ngjasonte me një vullkan që priste të shpërthente, në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Barcelonës, e cila dhuron kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, Diego Pablo Simeone është jo vetëm shumë i qetë, por edhe në humor për të përgëzuar kundërshtarët. diego simeone"Jam tepër i lumtur për sforcon e ofruar nga futbollistët e mi. Të luftosh kundër një skuadre madhështore si Barcelona është edhe më e bukur kur në fund vullneti yt për t'u sakrifikuar shpërblehet edhe me fitoren, me kualifikimin.

Ne dhamë maksimumin tonë dhe ia dolëm, por kundër katalanasve është edhe më e bukur, kur sheh se në fund ata jo vetëm e pranojnë humbjen, por edhe të përgëzojnë. Të gjithë të Barcelonës u treguan shumë kavalierë", bëri hyrjen e tij argjentinasi.

Diego, a je ti vlera e shtuar e këtij Atletiko në vitet e fundit?

Unë jam ai që dua t'i ushqej këtij grupi vlerat e vërteta të jetës, jo ato sportive. Jeta është e përbërë prej vështirësish të mëdha, prandaj për t'i mundur ato duhet të luftosh, të respektosh dhe të punosh çdo ditë për t'u përmirësuar. Fundja, sporti është pjesë e jetës, por këto vlera të mëdha unë i gjeta në këtë grup, i cili ma bëri shumë të lehtë punën time. Prandaj, edhe arritja në gjysmëfinale është diçka edhe më e bukur. Dy vite më parë, pasi eliminove Barcelonën e gjete veten në finale.

Mendon se Atletiko do ta përsërisë edhe këtë herë?

Tani është mirë që të qëndrojmë të qetë, sepse adrenalinë kemi shpenzuar boll. Ndonëse objektivi nuk është që të arrijmë aty ku jemi, por të marrim gjithçka na ofrohet, duke treguar gjithmonë respekt dhe dëshirë për të fituar. Gjithsesi, tani bëjmë mirë të mendojmë për Granadën, në kampionat, sepse këtu mendohet ndeshje pas ndeshjeje.

Sa i rëndësishëm do të jetë tifozllëku i "Visente Calderon"-it?

Entuziazmi i njerëzve të jep një përgjegjësi edhe më të madhe, sidomos kur përballë pritet të kesh skuadra madhështore si Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit apo edhe Mançester Siti. Por unë di të them që ekipi im, ndryshe nga të tjerët, ka një zemër më të madhe, një shpirt sakrifice që gjendet vështirë. Prandaj kemi arritur deri këtu.

Përgatiti: JETON STAMOLLA