e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Guardiola: Përpara njohjes me Krujfin, sdija asgjë nga futbolli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Guardiola: Përpara njohjes me Krujfin, sdija asgjë nga futbolli

Sot është një nga trajnerët më të mirë në botë, me "tiki-taka"-n e tij që ka revolucionuar futbollin në 10 vitet e fundit.

guardiola krujf

Por mençuria taktike e Pep Guardiolës ka një origjinë të përpiktë: takimin me fenomenin Johan Krujf. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka dashur të kujtojë "magjistarin" holandez në një deklaratë për "RAC1", gjatë së cilës ai njohu se shumë nga idetë e tij inovative për të kuptuar futbollinjanë falë Krujfit.

"Derisa njoha Krujfin, nuk dija asgjë nga futbolli. Me Johanin e dije se ishte e mundur që të komandoje dhe dominoje futbollin. Kur ai erdhi në klub (te Barcelona), tha:

'Më ndiqni' dhe njerëzit iu bashkuan atij. Madje, edhe kur gjërat shkonin keq, sa më shumë të përkeqësoheshin, aq më shumë ai besonte tek idetë e tij, - nënvizon Guardiola, që më pas shton. - Ajo që do të mbahet mend nga Krujfi nuk do të jenë trofetë e fituar, por faktin se në çdo klub që ka shkuar i ka revolucionuar ata.

Ai transformoi Ajaksin, Barcelonën, Holandën dhe Spanjën. Ishte një personazh dominues, me një personalitet unik. Një mjeshtër i madh: dominonte, kontrollonte gjithçka dhe na mbronte nga të gjithë dhe gjithçka.

Pa krujfin, nuk do të kisha qenë i zoti të instaloja ato që arriti të krijonte ai në fillimet e veta". Elozhe edhe për Mesin - Nga një fenomen te një tjetër, por Pep Guardiola vlerësoi edhe Lionel Mesin, të cilin e gjeti dhe e stërviti në atë Barcelonë të revolucionuar nga Johan Krujfi.

"Jam i bindur se Ksavi, Buskets dhe Iniesta mund të jenë ata që do të vazhdojnë në të ardhmen të transmetojnë filozofinë e Krujfit dhe timen si trajnerë.

Nuk kam asnjë dyshim se Ksavi do të jetë një trajner i madh. Nëse ai dhe Barcelona do të vazhdojnë të ruajnë të njëjtat ide, atëherë mund të vazhdojnë këtë udhëtim së bashku në klub.

Po Mesi? Nuk e di se çfarë Lionel do të bëjë në të ardhmen, por ajo që mund të them me bindje është se kur Mesi të vendosë të lërë futbollin, atëherë nuk do të ekzistojë më asnjë skuadër që të fitojë tripletën e titujve në një sezon të vetëm".