Grupi B/ Tomori i pandalshëm, Memaliaj e dorëzuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tepelena është super,dy fitore në... katër ditë
Pas fitores në tavolinë me Naftëtarin, Tepelena ka siguruar dje 3-pikëshin e dytë brenda katër ditësh. Por, kësaj radhe në fushë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Selimi ka fituar 2-1 me Bilisht Sportin. Vendësit e zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 30-të. Pas një kombinimi perfekt mes Rustemit dhe Bruno Luiz, topi përfundon tek Aliaj, i cili zhbllokon rezultatin. Më pas vendësit dyfishojnë rezultatin në minutën e 57-të me anë të brazilianit Demetro, i cili realizon një eurogol pas gjuajtjes nga rreth 40 metra. Miqtë vetëm ngushtojnë diferencën dhe asgjë më shumë.Roland Suli
Tepelena-Bilisht Sport 2-1
Golat: Aliaj 30', Demetro 57'/ Ametlli 66'
Tepelena: Sunda, Brahimi, Skënderi, Sakaj, Bruno Luiz, Jaupi (Laçi 65'), Demetro, Sula, Rustemi, Cana (Bucaj 84'), Aliaj (Shehu 89'). Trajner: I.Selimi
Bilisht Sporti: Mara, Koçi, Macolli, Xhangolli, Ziso (Agolli 29'), Xhoga, Demiri, Tarko, Zeqollari (Ngjela 71'), Ametlli, Hysolli. Trajner: T.Meraku
Kartonë të verdhë: Xhangolli 34', Brahimi 64', Agolli 74'
Gjyqtarë: K.Bajramaj, F.Mata, J.Kaja (Tiranë)
Vëzhgues: I.Ziraj (Kuçovë)
Delegat: G.Shehu (Memaliaj)
Vendosin Myzyri e Kanapari, trajneri Sinella i lumtur
Tomori nuk di të ndalet dhe regjistron fitoren e 5-të radhazi në po kaq takime të fazës së dytë. Një transfertë e vështirë për beratasit në Memaliaj, por ia kanë dalë që të fitojnë falë golave të Myzyrit dhe Kanaparit. Sfida e djeshme u luajt pa tifozë, pasi fusha e Memaliajt është e dënuar.
Ndeshja
Loja nis e shpejtë dhe në minutat e para skuadrat janë të barabarta. Megjithatë, në minutat 5, 23 dhe 31 krijojnë raste me K.Shehun, Jaupin dhe Bilajn, por portieri mik është në një ditë të mirë dhe i neutralizon golat. Edhe miqtë bëhen aktivë dhe, pas disa rastesh, Tomori zhbllokon rezultatin. Çaço lëviz mirë në krah dhe kroson në zonë, aty ku Myzyri godet saktë me kokë dhe shënon. Në 45 minutat e dyta, vendësit nuk heqin dorë nga sulmi dhe janë në kërkim të barazimit, por nuk arrijnë të finalizojnë siç duhet. Ndërsa, miqtë shfrytëzojnë mjaft mirë kundërsulmin. Dhe në një zbritje të rrezikshme në minutën e 72-të, fitojnë një penallti ku portieri Mustafaj pengon brenda zonës Kanaparin dhe gjyqtari Yzeiraj bën me shenjë nga pika e bardhë. Godet vetë sulmuesi dhe shënon duke i dhënë qetësi Tomorit. Miqtë e ruajtën avantazhin deri në fund. Pas ndeshjes, trajneri i beratasve, Bledar Sinella, u shpreh: "Jam i kënaqur nga fitorja dhe nga loja e skuadrës. Kishim përballë një kundërshtar që ka brenda kualitete dhe një ekip i mirë. Kemi akoma shumë për të bërë dhe do t'i marrim takimet me radhë. Kjo kategori është e paparashikueshme, prandaj ne do të vlerësojmë çdo kundërshtar. Në fund të kampionatit besoj se do të ngjitemi në Kategorinë e Parë".Roland Suli
Memaliaj-Tomori 0-2
Golat: Myzyri 40', Kanapari 72'(p)
Memaliaj: Mustafaj, Çaushi, Saka, Hima, Gashi, Bilaj, Hoxha, Kuca (Hysesani 76'), K.Shehu, Jaupi, Hyka (Lala 82'). Trajner: A.Zhupa
Tomori: Kaloshi, Bitri, Sula, Çaço, Paja, Sharavolli, Topi (Dervishi 58'), Myzyri, Mirani (Frataraku 68'), Isufi, Kanapari. Trajner: B.Sinellla
Karton i verdhë: Kuca 45'
Gjyqtarë: O.Yzeiraj, N.Rapaj, E.Hatia (Patos)
Vëzhgues: A.Trungu (Durrës)
Delegat: Xh.Sefa (Lushnjë)
Naftëtarit i mjaftojnë 5 minuta, Gramozi nuk reziston
Naftëtarit i mjaftojnë pesë minuta për të siguruar fitoren e radhës. Kuçovarët kanë vuajtur në sfidën ndaj Gramozit të zhvilluar në fushën asnjanëse të Bilishtit. Kolonjarët kanë qenë në një ditë të mirë, ku kanë rënë në sy lojtarët brazilianë. Në minutën e 70-të, Faslliaj kalon Gramozin në avantazh. Por, shtatë minuta më pas është Gega që barazon dhe në të 82-ën Kopaçe realizon golin e avantazhit. Miqtë e kanë ruajtur avantazhin deri në fund dhe vazhdojnë të jenë me pikë të barabarta me Tomorin, por beratasit kanë golavarazh më të mirë.Th.Çeva/ K.Lilo
Gramozi-Naftëtari 1-2
Golat: Faslliaj 70'/ Gega 77', Kopaçe 82'
Gramozi: Metko, Mete, Da Kosta, Do Santos, Paulino Feriera, Kodra, Maze, Mydini, Faslliaj, Rumi, Lumani. Trajner: S.Rustemi
Naftëtari: Kora, Gega, Gucaj, E.Kajo, Mehmeti, Xh.Kajo, Kopaçe, Koroveshi (Marini 75'), Latifi, Shaba, Zylyftari. Trajner: F.Baçaj
Kartonë të verdhë: Kodra, Lumani, Metko/ Latifi, Zylyftari, Gega, Mehmeti, E.Kajo
Karton i kuq: F.Baçaj
Gjyqtarë: Q.Kasa, E.Jahja, D.Kasa (Kavajë)
Vëzhgues: S.Avdo (Tiranë)
Delegat: R.Rapo (Korçë)
Orikumi me fat, portieri ndëshkon Domosdovën
Nuk ka mjaftuar vetëm golashënuesi Beqo për t'i dhënë fitoren Domosdovës përballë Orikumit. Ai që ka prishur planet e trajnerit Karriqi ishte portieri Çelaj që gaboi duke shkaktuar autogol dhe u hequr nga duart përrenjasakëve tri pikët. Pjesa e parë flet për vendësit që sulmojnë shpesh kundërshtarin, por golin do ta gjejë Beqo në të 40-ën ku shtatshkurtri shënon me kokë. Në fraksionin e dytë miqtë janë më të gjallë. Në një të tillë goditja nga larg e Çaushajt përplaset me traversën dhe më pas në kurrizin e portierit Çelaj duke u kthyer në rrjetë.Ledion Qoshku
Domosdova-Orikumi 1-1
Golat: Beqo 40'/ Çelaj 80'(a)
Domosdova: Çelaj, Xh.Rira, Duka, Polisi, Bego, Karaj, Vreto, Liçkollari, Halilaj, Kukli, Beqo. Trajner: E.Karriqi
Orikumi: Hasani, Havari, Nurçe, Xhelili, Azizi, Çaushaj, Kongjoni, Troka, Gjondeda, Omeri, Gjipali. Trajner: A.Haxhiraj
Gjyqtar: E.Demiraj
Vëzhgues: Sh.Balliu
Delegat: F.Shkupi
Djali i presidentit i jep fitoren Përmetit
Pas humbjes së thellë të pësuar një javë më parë në Delvinë, Përmeti është rikthyer dje te fitorja duke mundur në fushën e vet Skraparin 3-1. Vendësit nuk e kanë diskutuar suksesin. Njeriu i ndeshjes ka qenë pa dyshim sulmuesi Ilir Petro, i biri i presidentit të skuadrës, Gjergji Petro, i cili realizoi dopietë në minutat e para. Miqtë ngushtojnë diferencën në të 16-ën pas një autogoli të Këndellës. Megjithatë, në fund ka qenë braziliani Bruno që vulos rezultatin. Nga ana tjetër, Skrapari zbret me këmbë në tokë pas rezultateve pozitive të javëve të fundit.Roland Suli
Përmeti-Skrapari 3-1
Golat: Petro 5', 11', Bruno 83'/ Këndella 16(a)
Përmeti: Xhako, Këndella, Zaimi, Mihali, Dori, Shele, Duro, Karalliu, Bruno, Sakollari, Petro. Trajner: A.Kano
Skrapari: Spahiu, Kurti, Çela, Tusani, Veisllari, Dosti, Kevilicka, Bera, Karamani, Avdo, Guri. Trajner: A.Spahiu
Kartonë të verdhë: Dori 21', Bruno 89', Avdo 10'
Gjyqtarë: M.Shabanaj, F.Shkëmbi, I.Cani (Tiranë)
Vëzhgues: T.Latifi (Gjirokastër)
Delegat: Sh.Ali (Delvinë)
Himara-Delvina 3-2
Golat: Shenaj 7', Plaka 31', K.Prifti 65'/ Muzhaj 18', 39'
Himara: Sadikllari, Hyso, Bacaj, Hoxha, Muçollari, Plaka, Bako, K.Prifti, Alikaj, Shenaj, Shehaj. (U aktivizuan: J.Prifti, Shehu, Rrapo). Trajner: Sh.Imeraj
Delvina: Kiçkori, M.Çuno, Imeri, Dr.Mehmeti, Do.Mehmeti, Hakarepi, Muzhaj, S.Çuno, Qoku, Braculla, Myftari. (U aktivizuan: Gjeçi, Bibo, Bilo). Trajner: Dr.Mehmeti
Gjyqtarë: E.Bastari, Xh.Mani, A.Koçia (Tiranë)
Himara jep shenja jete
Himara jep shenja jete. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Imerja ka regjistruar dje fitoren e dytë në këtë kampionat duke mundur Delvinën 3-2. Me këtë 3-pikësh, për himarjotët janë ringjallur shpresat për mbijetesën, pasi kanë ngushtuar diferencën me Skraparin e vendit të parafundit në tri pikë. Pjesa e parë ka qenë edhe më e bukura ku janë shënuar katër gola, nga dy për çdo ekip. Vendësit e kanë shënuar golin e fitores në të 65-ën me anë të K.Shehut.K.Brahimaj
