e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

U-19/ Shkëndija T., Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Skënderbeu, garë të ashpër në dy grupe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U-19/ Shkëndija T., Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Skënderbeu, garë të ashpër në dy grupe

Tirana i falet penalltisëakademia u 19 tirana u 19Bardheblutë i janë falur golit të Kristjan Prendit me një gjuajtje nga pika e 11-metërshit. Skuadra e Akademisë ka bërë një qëndresë të fortë, ku janë dalluar Kallaku, Kovacci e Peshku. Ndërsa nga kryeqytetasit kanë luajtur bukur Çeliku, Mumajesi e Kristiano Prendi. Tirana ka shpërdoruara disa raste përpara portës së Hasanbelliut.Abdulla Dushku

Tirana - Akademia 1-0

Golat: Kr.Prendi 79' (11-m)

Tirana: Cara, Zhivanaj (R.Nuriu 67'), Doka, Kuka (Kalema 48'), M.Nuriu (Memoçi 59'), Koldashi, Joti (Spahiu 78'), Berisha, Vrapi (Mumajesi 79'), Çeliku, Kr.Prendi. Trajner: A.Hafizi

Akademia: Hasanbelli, Demollari, Çeka (Gjakova 48'), Gjermizi, Koçi, Stafa (Kovaçi 46'), Kallaku, Peshku, Çela (Ahmetaj 63', Toska, Vatnikaj. Trajner: A.Bozo

Gjyqtarë: A.Pirani, M.Bega, R.Isufi (Shkodër)

Shkëndija e Tiranës, fitore për fronin

Shkëndija e Tiranës nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren me Olimpikun. Skuadra e drejtuar nga Shpend Kumbarçe ka shënuar që në minutën e 5-të me anë të Xhixhës, por më pas ka hasur në qëndresën e skuadrës së Olimpikut. Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol. Autori i golit të parë, Xhixha, u dëmtua dhe la fushën para kohe. Gjithsesi në 45 minutat e dyta kishte një tjetër Shkëndijë dhe mungesa e Xhixhës nuk ndikoi. Loja u ekuilibruar për disa minuta, derisa Bali dyfishoi shifrat dhe qetësoi Shkëndijën. Në limitin e takimit ishte Goleci që trefishoi rezultatin, duke mbyllur përfundimisht takimin. Olimpiku nuk mundi të shënonte as golin e nderit. Pas 19 javëve kampionat, Shkëndija e shikon veten në krye, e shkëputur nga ndjekësit, por duke përfituar edhe nga dënimi i Vllaznisë, që deri dy javë më parë mbante kreun e klasifikimit. Mesa duket deri në fund do të jetë një garë treshe mes Shkëndijës, Partizanit dhe Vllaznisë për vendin e parë të grupit A.Abdulla Dushku

Shkëndija e Tiranës - Olimpiku 3-0

Golat: Xhixha 5', Bali 75', Goleci 87'

Shkëndija e Tiranës: Sulenji, Vathi, Paraj (Mustafaj 78'), Moqi, Kastrati, Bushati, Haxhiu, Luga (Goleci 75'), Osmanollaj (Mici 60'), Xhixha (Kratellari 20' - Tota 80'), Bali. Trajner: Sh.Kumbarçe

Olimpiku: Shehu, Haxhi (Musabelliu 72'), Puka, Kapedani, Brahimaj (Coho 22'), Metaj, Shehi (Balla 34'), Abazi (Beleri 68'), Alillari, Karkanaqe, Kabxhiu. Trajner: E.Ruço

Gjyqtarë: D.Maletaj, A.Jaçe, D.Shkëmbi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Kastrati 47' / Haxhi 50', Metaj 55', Shehu 77'

Beqiri e nis me 3 pikë

Elvin Beqiri e nis me tri pikë në krye të pankinës së Vllaznisë U-19. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka pak ditë që është emëruar si trajner i të rinjve dhe dje në ndeshjen ndaj Briansit, të besuarit e tij ia shpërblyen me një fitore. Në fushë nuk ka qenë e lehtë për shkodranët, pasi Zogaj dhe Vecaj kanë shënuar vetëm në fundin e lojës.Admir Uruçi

Vllaznia - Briansi 2-0

Golat: Zogaj 82', Vecaj 88'

Vllaznia: Bajri, Kukaj, Pusi, Zogaj, Premçi, Rajçeviç, Vecaj, Bala, Blinishta, Miloti, Brahimi. (U aktivizuan: Kaçubela, Hoti, Erkoçeviç, Hyesni, Kruja, Çela). Trajner: E.Beqiri

Briansi: Pati, Fetaj, Mardhoqi, Nekaj, Gjoni, Smaqi, Ujka, Xheka, Gega, Jahja, Miloti. (U aktivizua: Bruka). Trajner: H.Ndreka

Gjyqtarë: B.Qato, B.Grepi, K.Kullolli (Durrës)

Partizani nuk ndalet

Partizani bën detyrën në shtëpi, duke mposhtur 3-0 Porton. Pas një pjese të parë, ku skuadrat kanë qënë të barabarta, si në lojë po ashtui në raste, në pjesën e dytë të kuqtë kanë shënuar tre gola me autor Gresild Likën, Bajramin dhe Trimin. Porto nuk bëri dot rezistencë në 45 minutat e dyta, teksa lodhja ndikoi te lezhjanët.Abdulla Dushku

Partizani - Porto 3-0

Golat: Lika 57', Bajrami 85', Trimi 91

Partizani: Zaimi, Pula, Gjalpi (Tahirllari 65'), Janku, N.Hoxha (Çela 77'), M.Hoxha (Mersini 46'), Bajrami, Trimi, Lika (Mema 87'), Vllacaj (Hima 78'), Sadiku. Trajner: G.Tomorri

Porto: Kokaj, Pllumbi, Toma (Filipaj 76'), Gruda, Shquti (Zhejani 68'), Alcani, Lika (Meta 57'), Kaçeli (Gjinaj 75'), Gjikolaj, Pati, Simoni (Gjonaj 56'). Trajner: A.Kruja

Gjyqtarë: D.Muça, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)

Teuta, Hyka gol triumfi

Teuta ka fituar minimalisht ndaj Elbasanit, duke ruajtur kreun në grupin B. Rezultati u zhbllokua nga Hyka në pjesën e parë, ndërsa Elbasani ka tentuar të barazoj, por që nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Stojku ua ka lehtësuar punën durrsakëve, pasi në minutën e 82-të ka marrë karton të kuq, duke lënë me 10 lojtarë Elbasanin.Jeton Rexhmati

Teuta - Elbasani 1-0

Golat: Hyka 35'

Teuta: Vata, Ajdini, Duka, Lika, Përkeqi, Ndraxhi, Vila, Hoxha, Bashhysa, Mara, Hyka. (U aktivizuan: Shala, Kajoshi).

Trajner: G.Begeja

Elbasani: Moli, Cani, Dishani, Karaj, Dushku, Suleja, Canellari, Kalemi, Meta, Bullari, Stojku. (U aktivizuan: Avduli, Dalipi, File, Toska). Trajner: A.Kila

Gjyqtarë: S.Greca, A.Met'hoxha, F.Greca (Lushnjë)

Ivani, hero për korçarët

Skënderbeu për të rinj arrin të fitojë dhe të bëjë presion për vendin e parë. Në ndeshjen kundër Apolonisë, korçarët kanë dominuar, por nuk gjejnë dot rrugën e rrjetës. Për gjatë gjithë takimit bardhekuqtë e vegjël kanë shpërdoruar jo pak. Goli do të vinte në fund të takimit, kur pas një rëmuje në zonën mike, Ivani tregohet më i shpejtë.Llazi Saro

Skënderbeu - Apolonia 1-0

Golat: Ivani 86'

Skënderbeu: Dramolli, Potka (Minaj 55'), Menko, Beçka, Bushi (Myrteza 72'), Zeka (Osmanllari 62'), Make (Ivani 46'), Gjergo, Baftiu, Zyberi, Çupi (Sulollari 69'). (U aktivizuan: Minaj, Osmanllari, Sulollari).

Trajner: J.Kaçi

Apolonia: Çepele, Naçi, Çaushi, Velo, Braka, Ferro, Sota, Lalaj, Hëna, Mehmeti, Çaushi. (U aktivizuan: Kuçi, Mandia, Llollaj).

Trajner: M.Miho

Dinamo bën detyrën

Dinamo e Olsi Ukës ka shkëlqyer në ndeshjen me Shkëndijën e Durrësit, teksa vendosi goli i Alimadhit në minutën e 12-të. Ka qenë një lojë e bukur me temperament dhe ndryshe nga herët e tjera, blutë ishin shumë agresiv. Janë dalluar Alimadhi, Gjuzi, Sina e Nazari. Ndërsa skuadra e mjeshtrisë durrsake në pjesën e dytë e kërkoi me ngulm barazimin.Abdulla Dushku

FK Dinamo - Shkëndija e Durrësit 1-0

Golat: Alimadhi 12'

Dinamo: Shera, Zefi, Sina, Doçi, Ramaj (Skifteri 46'), Asimetaj (Tusha 64'), Simo (Dauti 78'), Gjuzi, Alimadhi, Abazaj (Daci 77'), Nazari (Kurti 79'). Trajner: O.Uku

Shkëndija e Durrësit: Batusha, Xhakolli, Sulaj, Hajdari, Përgjoni (Syla 76'), Frroku (Lamaj 68'), Ferruku (Daçi 46'), Uka, Kutrolli (Gashi 83'), Pepkolaj, Shytermeja. Trajner: A.Domi

Gjyqtarë: S.Bebja, F.Shkëmbi, D.Shkëmbi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Daci 76' / Xhakolli 76'

Kartonë të kuq: Daci 76' / Xhakolli 76'

Blutë, vetëm barazim

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndeshja kundër AF Dinamos dhe Pogradecit. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një pjesë loje. Në të parën janë liqenorët që zhbllokojnë në të 38-tën me anë të Bajraktarit, por me fillimin e pjesës së dytë dinamovitët e Ilir Spahiut ekuilibrojnë gjithçka, duke shënuar me Alimanin.Abdulla Dushku

AF Dinamo - Pogradeci 1-1

Golat: Alimani 46' / Bajraktari 38'

AF Dinamo: Merkola, Bajo, Lami, Masha, Macaj, Hasa (Ostreni 67'), Goxhaj, Licci, Palluqi (Kapllani 77'), Shahini, Ethemi (Tanku 56'). Trajner: I.Spahiu

Pogradeci: Baçi, Laraku, Yzellari, Molla, Tota (Liçkolari 46'), Manellari, Dragoj (Kreka 75'), Kelo (Balashi 88'), Menkshi, Demiri (Ristani 67'), Bajraktari. Trajner: F.Fetollari

Gjyqtarët: L.Haxhiu, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Alimani 78' / Molla 5', Laraku 70'

Vendos dopieta e Sinos

Flamurtari fiton me dy gola të Sinos ndaj Besës, duke marrë tre pikë të rëndësishme. Fillimisht sulmuesi ka shënuar në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ka dyfishuar shifrat. Pas këtij momenti, Flamurtari lëshon në lojë, dukë bërë që Besa të ngushtojë rezultatin, por vetëm kaq, pasi miqtë nuk kishin forcë për të barazuar.Kastriot Brahimaj

Flamurtari - Besa 2-1

Golat: Sino 15', 53' / Hyka 74'

Flamurtari: Sali, Sino, Tushi, Dalanaj, Beqaj, Çakërri (Mata 32'), Mara, Qarri (Xhindi 70'), Sadushi, Bocaj, Hajdini (Velaj 78'). Trajner: G.Mezani

Besa: Dobjani, Shaba, Qerelli, Hyka, Berati, Muzhaqi, Deliu, Xhihani, Boraku, Efica, Cara. Trajner: Y.Teliti

Gjyqtarë: Q.Ruçi, B.Hajno, G.Aliko (Sarandë)

Kartonë të verdhë: Xhihani, Efica, Bocaj

Laçi, "zot" në shtëpi

Laçi kaloi me një fitore të pastër Internacionalin, ku dy herë Merdhoqi dhe një herë Zefi shënuan në portën e mbrojtur nga Demollari. Përgjithësisht ishte një takim i cili foli për vendësit. Raste pati jo vetëm në fillimin e lojës, por edhe në fraksionin e dytë. Pas shënimit të golit të tretë, miqtë e spostuan lojën në gjysmëfushën e Laçit.Isuf Myrtaj

Laçi - Internacional 3-1

Golat: Merdhoqi 24', 46', Zefi 61' / Çema 84'

Lacci: Haxhiu, Yzeiraj, Pergjoka, Balozi, Dodaj, Bushpepa, Stojani, Merdhoqi, Jushi, Elezaj, Elmazi. (U aktivizuan: Baboçi, Gjoni, Kalthi). Trajner: E.Syziu.

Internacional: Demollari, Rami, Shefqeti, Gazheli, Ymeraj, Bregu, Morina, Hyska, Cikani, Cema, Pinari. (U aktivizuan: Ndreka, Zadeja, Mehmeti). Trajner: A.Dama

Lushnja thyen beratasit

Tomori i trajnerit Klodian Arbri është mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga skuadra lushnjare. Ishin miqtë me anë të sulmuesit Zhuga në minutën e 2-të, të cilët arritën të zhbllokonin rezultatin. Ndërsa më pas Zdrava dyfishoi shifrat, duke qetësuar lushnjarët. Goli i Rustemit në fundin e lojës nuk u mjaftoi beratasve për të marrë pikë.Eris Sylyku

TOMORI - LUSHNJA 1-2

Golat: Rustemi 83´ /Zhuga 2', Zdrava 23´

TOMORI: Lybeshari, Xherimeja, Sherifi, Lamaj, Halitaj, Serdari, Ajdinaj, Koka, Kule, Hyseni, Oshafi. (U aktivizuan: Lamaj, Skëndo, Kumani). Trajner: K.Arbri

LUSHNJA: Araloshi, Zaimi, Dervishi, Sakadeva, Domi, Gorovelli, Muskuli, Fejzao, Baze, Zdrava, Zhuga. (U aktivizuan: Çomo, M.Zaimi). Trajner: A.Durri

Gjyqtarë: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)

Karton i verdhë: Gorovelli 6´

U-19

Kategoria Superiore

Java e 19-të (19/20.03.2016)

Vllaznia - Briansi 2-0

Partizani - Porto 3-0

Tirana - Akademia 1-0

Laçi - Internacional 3-1

Shkëndija T. - Olimpiku 3-0

Renditja F B H G+/G- P

  1. Shkëndija T. 14 3 2 35-8 45
  2. Partizani 13 4 2 39-18 43
  3. Vllaznia 14 1 4 45-15 40
  4. Tirana 10 3 6 59-27 33
  5. Laçi 8 4 7 20-18 28
  6. Akademia 7 1 11 29-36 22
  7. Internacional 5 5 9 24-38 20
  8. Brians 4 6 9 15-27 18
  9. Porto 4 1 14 15-54 13
  10. Olimpiku 1 2 16 9-50 5

* Vllaznisë i janë zbritur tri pikë nga klasifikimi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës;

Java e 20-të (26/27.03.2016)

Porto - Shkëndija T. (12:00)

Akademia - Vllaznia (12:00)

Briansi - Partizani (12:00)

Internacional - Tirana (12:00)

Laçi - Olimpiku (12:00)

Grupi B

Java e 19-të (19/20.03.2016)

Flamurtari - Besa 2-1

FK Dinamo - Shkëndija D. 1-0

AF Dinamo - Pogradeci 1-1

Skënderbeu - Apolonia 1-0

Teuta - Elbasani 1-0

Renditja F B H G+/G- P

  1. Teuta 14 2 3 33-11 44
  2. Skënderbeu 14 1 4 35-14 43
  3. Flamurtari 10 2 7 24-23 32
  4. FK Dinamo 7 6 6 17-18 27
  5. AF Dinamo 7 5 7 29-21 26
  6. Shkëndija D. 7 3 9 26-23 24
  7. Pogradeci 5 7 7 18-20 22
  8. Besa 7 0 12 15-30 21
  9. Apolonia 4 4 11 20-34 16
  10. Elbasani 4 2 13 18-43 14

Java e 20-të (27.03.2016)

Shkëndija D. - AF Dinamo (12:00)

Apolonia - Teuta (12:00)

Pogradeci - Skënderbeu (12:00)

FK Dinamo - Elbasani (12:00)

Besa - Flamurtari (12:00)

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e 13-të (20.03.2016)

Shkëndija B. e Tiranës-Kukësi 2-0

Kastrioti-Tërbuni (nuk u zhvillua)

Besëlidhja-Vllaznimi (nuk u zhvillua)

Renditja F B H G+/G- P

  1. Kukësi 10 2 1 33-9 32
  2. Shkëndija B. 7 2 4 27-18 23
  3. Kastrioti 6 1 5 26-22 19
  4. Vllaznimi 3 4 5 21-30 13
  5. Besëlidhja 2 3 7 10-17 9
  6. Tërbuni 2 2 8 15-36 8

Java e 14-të (27.03.2016)

Kukësi-Kastrioti (12:00)

Besëlidhja-Shkëndija B. e Tiranës (12:00)

Vllaznimi-Tërbuni (12:00)

Grupi B

Java e 13-të (20.03.2016)

Tirana B-Luftëtari 5-3

Tomori-Lushnja 1-2

Bylisi-Vlora (sot)

Butrinti pushim

Renditja F B H G+/G- P

  1. Butrinti 9 0 2 31-6 27
  2. Lushnja 8 1 1 19-5 25
  3. Tomori 7 0 5 32-12 21
  4. Luftëtari 5 2 4 16-14 17
  5. Tirana B 5 0 5 14-20 15
  6. Bylisi 0 2 8 5-19 2
  7. Vlora 0 1 9 5-44 1

Java e 14-të (27.03.2016)

Lushnja-Bylisi (12:00)

Lufëtari-Butrinti (12:00)

Vlora-Tirana B (12:00)

Tomori pushim