Grupi A/ Partizani B ndalet në Sukth ndaj vendit të fundit, humbet një vend në renditje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ankthi, një lojtar në spital, Ardjan Torra i vendësve përplaset në kokë, ndeshja ndërpritet për shtatë minuta
Partizani B ka humbur një rast të mirë duke mos mbajtur ritmin e ekipeve të tjera kryesuese. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Sukthit ndaj vendësve që renditen në vendin e fundit. Kryeqytetasit kanë humbur një pozicion pas barazimit të djeshëm.
Takimi nis me një lojë të fortë dhe në minutën e 10-të ka një përplasje kokë më kokë mes Ardjan Torrës së vendësve dhe një lojtari mik. Lojtarit të Sukthit i jepet ndihma e menjëhershme, në një kohë që ka panik për gjendjen e tij. Ai transportohet më pas drejt spitalit të Durrësit ku gjendja e tij është përmirësuar.
Takimi u ndërpre për shtatë minuta pas këtij incidenti. Loja rinis dhe Vatnikaj pas një krosimi godet bukur me kokë, por topi ndalet në shtyllë. Menjëherë reagon Sukthi me Tavanin, i cili ndalet vetëm nga një mrekulli e Dajsinanit. Në pjesën e dytë, Sukthi u shfaq më i rrezikshëm, ndërsa Partizani B u tërhoq disi mbrapa. Armando Subashi
Sukthi-Partizani B 0-0
Gola: S'ka
Sukthi: Haxhi, Gashi, Zakova, Mara, Koleci, Ad.Koleci, Konduri, Torra (Maloku 10'), Barçi (Shkëmbi 72'), Hodo, Tavani (Voja 80'). Trajner: D.Mehmeti
Partizani B: Dajsinani, Mema, Janku (Gjalpi 21'), Hoxhaj, Ramadani, Krasniqi (Lika 88'), Vatnikaj, Jaupaj, Limani, Arbana (Mersini 84'), Lleshi. Trajner: M.Pelinxhi
Kartonë të verdhë: Koleci 17', Gashi 25', Zakova 76', Shkëmbi 83'/ Ramadani 62', Mema 91'
Karton i kuq: Limani 70', 79'(2v)
Gjyqtarë: A.Stefi, E.Pulaj, E.Rrapi
Vëzhgues: Z.Jovani
Delegat: A.Mone (Tiranë)
Shënkolli mbetet në krye, ka tension dhe protesta
Shënkolli mbetet në krye mes vuajtjesh dhe tensionit. Lezhjanët kanë fituar me vështirësi në sfidën ndaj Veleçikut në transfertë. Fillimisht janë vendësit që shënojnë me anë të Denis Çokajt me 11-metërsh, ndërsa miqtë protestojnë dhe ka tension. Takimi ndërpritet për rreth gjashtë minuta. Në fraksionin e dytë, miqtë janë më agresivë dhe brenda tri minutash arrijnë të përmbysin gjithçka me anë të Ruben Danajt në të 57-ën dhe 60-ën. Tensioni nuk ka munguar as në pjesën e dytë, ndërsa trajneri vendës Besnik Duli ka deklaruar se të dy golat janë të dyshimtë. Esat Ymeri
Veleçiku-Shënkolli 1-2
Golat: D.Çokaj 28'(p)/ Ru.Danaj 57', 60'
Veleçiku: Lopçi, Zmijani, B.Çokaj, Peposhi, Plishta, Marsheta, Medja, Gogaj, Banushi, D.Çokaj, Hasa. Trajner: B.Duli
Shënkolli: Ri.Danaj, Mashi, Mirdita, Hyspaja, Çeka, Dodaj, Liçaj, Pjetrushi (Pjetri 55'), Kulli (Duqi 58'), Mata, Ru.Danaj. Trajner: A.Bruka
Kartonë të verdhë: Peposhi, Plishta, D.Çokaj/ R.Danaj, Pjetrushi, Kulli, Liçaj
Gjyqtarë: K.Prenga, E.Çuni (Laç), E.Hushi (Fudhë Krujë)
Vëzhgues: G.Gaçi
Delegat: G.Misha
Kevitan fiton "derbin",Tirana B i jep një dorë
Kevitan vazhdon të mos gabojë duke ndjekur hap pas hapi Shënkollin. Ekipi i drejtuar nga Ylli Shehu ka fituar 2-1 "derbin" ndaj Tiranës B. Deri në minutën e 20-të loja do të ishte e ekuilibruar, pastaj janë miqtë që shtojnë presionin, por pa mundur të shënojnë. Pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për Kevitanin. Gjatë një krosimi në zonë, mbrojtësi bardheblu Shpuza devijon me kokë topin duke e dërguar në portën e tij, 0-1. Kryeqytetasit u munduan ta barazonin lojën, por nuk arritën. Ndërsa, Kevitani shënoi edhe golin e dytë në minutat e fundit.Shkëlqim Hasani
Tirana B-Kevitani 0-2
Golat: Shpuza(a) 48', Hasa 87'
Tirana B: Çaka, Keqi, Lamçe, Shpuza, Sallaku, Arifi, Çangu (Zajmi 71'), Kurti, Kaloshi (Lala 46'), Bego, Uilliam (Milla 62'). Trajner: K.Alimehmeti
Kevitan: Malaj, Islami, Vataj, Rapo, Hajdari, Pjetri, Asllani (Tushaj 80'), Hyseni, Kosova, Farruku (Hasa 85'), Gjeçi (Muçollari 73'). Trajner: Y.Shehu
Karton i verdhë: Hajdari 75'
Gjyqtarë: E.Hazizi (Fier), E.Potomi, R.Dobruna (Tiranë)
Vëzhgues: M.Sopjani (Elbasan)
Delegat: A.Xhema (Tiranë)
Egnatia fiton mes polemikave, lojtari ofendon gjyqtarin
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Internacionalit duke u ngjitur në vendin e 3-të dhe duke rihyrë fuqishëm në garë për një prej dy vendeve të para. Një sfidë me polemika dhe kontestime nga vendësit që kanë pretenduar për një gol të anuluar në mënyrë të padrejtë dhe për një penallti sipas tyre të padhënë. Për sa i përket kronikës, ka qenë një supergol i kapitenit Tedi Baholli që në hyrje të zonës ka lëshuar një "predhë" duke mposhtur portierin Biduli. Ndërsa në të 84-ën, Bakiasi merr karton të kuq për ofendim ndaj gjyqtarit.Abdulla Dushku
Internacional-Egnatia 0-1
Goli: Baholli 43'
Internacional: Biduli, N.Shkreta, E.Muça, Sallaku, Dini (Orhan 81'), Emini, S.Shkreta, Haka, D.Muça, Meta, Laci (Jonuzi 69'). Trajner: A.Bedini
Egnatia: Rexhepaj, Vargu, Doçi, Barboza, Bakiasi, Bejko, Karaj, Baholli, Vata, Xhafa (Gomes 90'), Lapi. Trajner: M.Deda
Kartonë të verdhë: Haka 46', Xhixha 65'/ Rexhepaj 90'
Kartonë të kuq: S.Shkreta 39', 89'(2v)/ Bakiasi 84'(2v)
Gjyqtarë: A.Paço, E.Hasanaj, A.Buzi (Fier)
Vëzhgues: A.Molla (Tiranë)
Delegat: I.Shordja (Tiranë)
Luzi drejt rënies, Albpetroli e shtang në shtëpi
Luzi Junaited ka bërë një "autogol" të rëndë teksa është mundur në shtëpi nga Albpetroli 2-1. Vendësit duket e kishin menduar të fituar ndeshjen, por ishin miqtë që befasuan në minutën e 14-të kur K.Arapi godet bukur në zonë dhe shënon. Luziakët hidhen në sulm, por janë të paqartë dhe miqtë heshtin stadiumin teksa dyfishojnë shifrat me Përnezhën në minutën e 24-t. Vendësit sulen përpara dhe e gjejnë golin vetëm në minutën e 63-të pas një goditjeje dënimi nga rreth 25 metra. Me këtë humbje, Luzi mbetet sërish në vendet e fundit, i rrezikuar për të rënë.Feriz Ferizaj
Luzi Junaited-Albpetroli 1-2
Golat: Diop 63'/ K.Arapi 14', Përnezha 24'
Luzi Junaited: Veliu, Meta, Dore, Boriçi, Roci (Gjuzi 46'), Diop, Camara, Tafa (Kamberi 46'), Xeka (Kaja 75'), Bangaura, Çullhaj. Trajner: L.Lusha
Albpetroli: Kapaj, Mbyti, Kapo, Abazi, Xh.Arapi, K.Arapi, Andoni (Dhrami 82'), Hatia (Islamaj 46'), Hidërshaj, Përneëzha (Ferko 70'), F.Dhrami. Trajner: A.Kurti
Kartonë të verdhë: Përnezha, Islamaj, Arapi, Veliu, Kapaj
Gjyqtarë: B.Dragusha, J.Podgorica, L.Jubani (Shkodër)
Vëzhgues: V.Angjo (Pogradec)
Delegat: S.Kalleshi (Shijak)
Vora "mbyt" Gramshin në një... Fuçi
Vora arrin një tjetër rezultat pozitiv pas asaj të një jave më parë në transfertë. Të besuarit e trajnerit Topi arritën një fitore në shifra minimale 1-0, por mjaft të rëndësishme ndaj ekipit të Gramshit. Në pjesën e parë pati shumë pak raste për gola, me miqtë që u mobilizuan mirë në mbrojtje. Vora tentoi në disa raste të zhbllokojë rezultatin, por pa sukses. Në pjesën e dytë, Vora i falet sulmuesit Fuçia, i cili realizon një gol të bukur. Minutat në vijim nuk sollën asgjë interesante me vendësit që kishin nën kontroll lojën.Armando Subashi
Vora-Gramshi 1-0
Goli: Fuçia 54'
Vora: Topi, Gurra, Elezi, Mullaj, Bardhi, Loci, Lala (Kasino 65'), Bleta (Çaushllari 73'), Muzhaqi, Merdini, Fuçia. Trajner: E.Topi
Gramshi: Lo.Koçi, Topalli, Zogu, Papleka, Goga, Pinari, Ukaj, Marishta, Panganiku, Biqiku, Le.Koçi. Trajner: Sh.Lleshanaku
Kartonë të verdhë: Muzhaqi 72', Brahimaj 82', Merdini 87'/ Topalli 34'
Vëzhgues: B.Meçe
Delegat: J.Bespalla
