e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Goditjet e janarit, ja klubet që kanë fituar prej merkatos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Goditjet e janarit, ja klubet që kanë fituar prej merkatos

Merkatoja e janarit u pa si shpëtim për shumicën e skuadrave të Kategorisë Superiore, por pas përfundimit të fazës së tretë të kampionatit është koha që të bëhen bilancet për plot 167 lëvizje. Kush ua ka parë hairin deri më tani transferimeve në janar dhe kush ka dështuar.emini Shifrat janë të qarta dhe klubi i Kukësit mund të quhet si mbreti i merkatos sa i përket efikasitetit që deri më tani kanë sjellë në skuadër afrimet e janarit. Sulmuesi Izair Emini është lojtari që ka bërë diferencën në krahasim me 30 të tjerë që kanë zënë një vend titullari në 10 skuadrat e Superiores pas merkatos së dimrit.

7 golat e Eminit në 9 ndeshjet e fazës që lamë pas e kanë ngjitur Kukësin në vendin e tretë. Por, klubi verilindor nuk "peshkoi" mirë vetëm me ish-sulmuesin e Renovës. Një tjetër afrim i goditur ishte kroati Matija Dvornekoviç, i cili, edhe pse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar, ka arritur të shënojë dy herë dhe ka dhënë disa asiste për gol.

Dështimi i madh i merkatos së janarit mund të quhet Tirana. Sulmuesi i shumëkërkuar u mendua se u gjet, por pas vetëm tri ndeshjesh në kampionat iku pa lënë asnjë gjurmë. Bëhet fjalë për brazilianin Hugo Almeida, tek i cili klubi bardheblu shpresoi se kishte gjetur "pykën" e dëshiruar.

Në rezultatet negative të 24 herë kampionëve, natyrshëm ka ndikuar edhe merkatoja e dobët me brazilianë që ngrohin stolin, siç është rasti i mesfushorit Uillian. Burime të sigurta të "Panorama Sport" pranë klubit të Tiranës tregojnë se në janar një alternativë për sulmin ishte edhe Izair Emini, por diferencën e bëri Kukësi, që joshi lojtarin dhe tashmë falë golave të tij e ka lënë skuadrën bardheblu poshtë vetes. Sa u përket klubeve që në njëfarë mënyre rezultojnë të kenë bërë zgjedhjet jo të duhura, nisur edhe nga rezultatet që kanë marrë, futet edhe Flamurtari.

"Revolucioni" në Vlorë nuk solli ndonjë ndryshim, teksa ajo që mbahet mend deri më tani është vetëm kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës. Një merkato që dha fryte ishte ajo e Vllaznisë, me lojtarë me eksperiencë si Endri Vrapi dhe Alsid Tafili, por edhe Arenc Dibra, i cili rezulton të jetë më efikasi:

3 gola në 6 ndeshje të luajtura. Skënderbeu dhe Partizani Në janar kampionët në fuqi zyrtarizuan shtatë afrime me "qershinë mbi tortë" që ishte nigeriani Xhejms, i ardhur nga Laçi. Sulmuesi ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë, duke realizuar vetëm dy gola.

Ndërsa habia më e madhe është me Valmir Nafiun dhe Angel Oruen, dy lojtarë të ardhur me bujë, por që nuk kanë luajtur asnjë minutë në kampionat. Nga ana tjetër, Partizani rival pas zhurmës së madhe të jav- ëve të para, ku paraqitja e afrimeve ka qenë jobindëse, tashmë është fakt se Atanda, Gomes, Vila dhe Torrasa janë kthyer në lojtarët më të rëndë- sishëm të të kuqve. Gjithsesi, pritshmëritë janë të mëdha dhe për të kuqtë merkatoja mund të quhet e goditur, vetëm nëse në fund të kampionatit arrijnë të fitojnë titullin.kj

l