Guerrilsat i kundërpërgjigjen drejtorit bardheblu (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shefi i administratës së Tiranës, Saimir Shehri ka komentuar sot vendimin e klubit të Partizanit për të rikthyer stemën e vjetër, atë që është mbajtur edhe në vitin 1946, ku dallohet ylli me pesë cepa dhe me germën "P" ku ka deklaruar se simboli komunist nuk i lë aspak shije të mirë.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i tifozëve të Partizanit që e quajnë një mendim hipokrit dhe skizofren atë çka deklaroi Shehri.
Reagimi i "Guerrilsave":
Hipokrizia apo skizofrenia bardheblu nuk ka fund. Qenie te neveritshme qe luftojne me mullinjte e eres me fantazma te se shkuares qe shpesh i ngjallin sepse pa ato nuk mund te egzistojne.
Se e vetmja menyre per te qene ne vemendje eshte duke ngritur buste (me apo pa koreografi) , qe jane denuar e rrenuar me kohe.
Jetojne me te shkuaren dhe mbijetojne nga e shkuara. I tremben simbolikave, flamurit, yllit, ngjyrave dhe gjithckaje i kujton dhe i sjell ndermend diktaturen tone sportive, qe vazhdon akoma fuqishem dhe bindshem karshi tyre ... 70 vjet lavdi, krenari e pasion, nuk mund ti arrish duke fluturuar ne iluzion !

