e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Godelli distancohet nga perdorimi i dopingut: Na mbeshtesni, arritem me mund dhe djerse

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Godelli distancohet nga perdorimi i dopingut: Na mbeshtesni, arritem me mund dhe djerse

Kampioni i Botës në peshëngritje, Daniel Godelli ka kërkuar mbështetjen e komunitetit të peshëngritjes, pas lajmit se ai rezultoi pozitiv në testin antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistanit, ku ai siguroi dy medalje ari dhe një argjendi.  Duke falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur, në emër të ekipit kombëtar të peshëngritjes, Godelli pohon se e ka arritur me mund dhe me djersë rezultatin maksimal në kampionat. Ndaj, ai bën thirrje që mbështetja për të dhe kolegët e tij të vazhdojë deri në momentin e fundit.

“Sot ju bëj një kërkesë nga gjithë komuniteti i peshëngritjes të na mbështesni deri në momentin e fundit, sepse dopingu nuk është pjesë e jona, këto rezultate i arritëm me mund dhe djersë, ju falënderoj dhe dua një mbështetje si kur isha para garës. Mos e bëni për mua, por për flamurin shqiptar”, shprehet ai.  Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara në testin antidoping.

Mesazhi i plotë i Daniel Godellit

“Falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin. Flas në emër të të gjithë ekipit kombëtar të peshëngritjes dhe kolegëve të mi, që ndiejnë të njëjtin siklet. Jemi të vetëdijshëm që jemi një shteti i vogël dhe i varfër, duhet të kuptoni që një kampion bote për shtetin tonë është shumë më e madhe sesa një investim që bëjnë shtetet e tjera dhe jam i mërzitur, ndoshta shumë njerëz ndihen të zhgënjyer nga unë dhe kolegët e mi. Sot ju bëj një kërkesë nga gjithë komuniteti i peshëngritjes të na mbështesni deri në momentin e fundit, sepse dopingu nuk është pjesë e jona, këto rezultate i arritëm me mund dhe djersë, ju falënderoj dhe dua një mbështetje si kur isha para garës. Mos e bëni për mua, por për flamurin shqiptar”.