e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kampionet me doping, Shabani sterviti ne Greqi, Godellin e Pulakun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionet me doping, Shabani sterviti ne Greqi, Godellin e Pulakun

Si për çudi, kampioni i botës në Kazakistan Daniel Godelli ashtu sikurse Hysen Pulaku dhe Romela Begaj janë stërvitur në Greqi nën drejtimin e Luan Shabanit. Një emër i njohur ky në fushën e peshëngritjes, kur u shpall kampion bote në Greqi. Shqiptari Shabani, i njohur në Greqi me emrin Leonidas Sabanis, është trajner i kombëtares greke, por ka stërvitur kampionët shqiptarë në pamundësi të kushteve të përshtatshme në vendin tonë.

Eshte nje mundesi qe dopingu te jete marre edhe gjate kohes qe kampionet shqiptare jane stervitur ne Greqi.Stanazololi është një substancë që më shumë përdoret për forcimin e muskujve tek kafshët. Kjo substancë mund të merret përmes shiringës por edhe me kokërr. Shancet qe testi B të jetë në favor të peshëngritësve shqitparë janë të pakta, pasi stanozololi është një subbstancë e rëndë për të cilën analizat nuk mund të gabojnë.

Godelli u shpall kampion bote në Kazakistan në peshën 77 kilogramë duke fituar dy medalje ari dhe nje argjendi, ashtu sikur dhe Pulaku, i cili u rendit i 10-ti në Boteror por doli kampion Europe per te rinj pak dite me vone. Sakaq, Romela Begaj rrëmbeu kupën e fitores në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.

Te tre kampionet nga rezultatet e testit te pare anti-doping rezultuan me te njejten substance te ndaluar, stanozolol, ndersa priten rezultatet perfundimtare te testit B.