1/8-at e Championsit, te henen hidhet shorti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas përfundimit të fazës së grupeve, Liga e Kampionëve hyn në fazën e 1/8-ave, shorti i së cilës do të hidhet të hënën më 15 dhjetor, në orën 12:00, në Nion të Zvicrës. Skuadrat do të ndahen në dy vazo sipas renditjes në grupe, në njërën do të jenë fituesit dhe në tjetrën vendet e dyta. Skuadrat e të njëjtit grup në 1/16-t nuk do të përplasen mes tyre në këtë fazë, ashtu siç do të shmangen edhe duelet mes skuadrave që kanë qenë në të njëjtin grup.
Fituesit e grupeve do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë me eliminim direkt në në datat 17/18 dhe 24/25 shkurt. Ndërsa takimet e kthimit do të luhen në 10/11 dhe 17/18 mars. Edhe shorti i Ligës së Evropës do të hidhet gjatë së njëjtës ceremoni duke nisur nga ora 13:00. Skuadrave që do të kualifikohen sot nga faza e grupeve, do t’u shtohen edhe 8 ekipet që zunë vendin e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Vazo A
Atl.Madrid
Real Madrid
Monako
Dortmund
Bajern Mynih
Barcelona
Çelsi
Porto
Vazo B
Juventus
Bazel
Leverkusen
Arsenal
Man.Siti
PSG
Shalke 04
Shahtjor Donjeck