Kasami ne 5 me te miret e Europes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami, edhe pse është eliminuar nga Liga e Kampionëve, emri i tij vazhdon të jetë i pranishëm në statistikat e kësaj gare. Kasami që me Olympiakosin do të paraqitet në Europa League, është në mesin e pesë futbollistëve më më së shumti asistime në Ligën e Kampionëve. Në këtë top pesëshe, nuk bëjnë pjesë as finalistët për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Është Koke i Atletico Madridit, që udhëheq këtë tek asistuesit, me katër asistime, duke lënë pas Kasamin, Fabregasin, Herreran dhe Iniestan me nga tre asiste.