e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjysmëfinalet/ Sot hidhet shorti i Kupës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjysmëfinalet/ Sot hidhet shorti i Kupës

Kupa-e-Shqiperise-dhe-medaljet-1024x680Gjysmëfinalistet i kanë sytë nga "goglat". Flamurtari, Skënderbeu, Laçi dhe Kukësi janë skuadrat që janë ende në lojë për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Por vetëm sot, në orën 11:00, ato do të zbulojnë kundërshtarin, kur në Federatën Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti për të përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste.

Nga këto katër skuadra, Kukësi dhe Skënderbeu nuk kanë arritur asnjëherë që ta fitojnë këtë trofe, ndërsa Laçi është mbajtësja e kurorës.

Laçi dhe Flamurtari e kanë si mundësi të vetme Kupën për të siguruar një biletë për në Europë, pasi nga kampionati nuk mund ta realizojnë këtë objektiv.