e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Debuton Aleks Uillian, 62 minuta me Tirana B

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Debuton Aleks Uillian, 62 minuta me Tirana B

almeida në të majtëPër Aleks Uillian ka ardhur më në fund dita e debutimit.

Mesfushori brazilian, i ardhur gjatë merkatos së janarit, të dielën ka veshur për të parën herë fanellën e Tiranës, por jo të ekipit të parë, po B-së së drejtuar nga Krenar Alimehmeti.

Lojtari 27-vjeçar e ka nisur si titullar dhe luajti afro 62 minuta me bardheblutë. Kujtojmë që ai nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje me formacionin e Ilir Dajës, madje kundër Kukësit nuk ishte as në stol.

Gjasat janë që edhe për fazën e katërt, e fundit që ka mbetur për t'u luajtur, ai të mos zbresë në fushë si lojtar i Tiranës, ndaj edhe drejtuesit e kanë parë të udhës që ta spostojnë te Tirana B për të luajtur