e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjorgjeviç vë bast: Shënoj dhe fitojmë me Erzenin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjorgjeviç vë bast: Shënoj dhe fitojmë me Erzenin

Besëlidhja, nën drejtimin e teknikut shkodran Samuel Nikaj, vijon stërvitjen për llogari të javës së 16-të të kampionatit. Këtë javë lezhjanët do të luajnë në transfertë me Erzenin. djordevic
Në sfidën e fazës së parë, ata fituan 2-1 ndaj shijakasve, ku golin e parë e shënoi serbi Milan Gjorgjeviç. Në një prononcim për gazetën mesfushori u shpreh:

"Besëlidhja tashmë e ka projektuar rrugën e saj drejt Superiores, pasi i ka të gjitha mundësitë, që nga skuadra që është në top-formë, stafi teknik i mrekullueshëm, kushtet dhe trajtimi super nga ana e presidentit. Dikush do të thotë që në treshen pretendente Besëlidhja është në vend të tretë dhe ka përballë dy ekipe të forta.

Por, duke parë përbërjen, kam shumë besim se në fund të garës do të jemi ne ata që do ngjitemi. Prej katër vitesh jam në Lezhë dhe dy sezone kemi qenë kandidatë kryesorë për ngjitjen. Tashmë të gjitha energjitë i kemi përqendruar te transferta ndaj Erzenit. Ashtu si në ndeshjen e fazës së parë, jam i bindur se do të shënoj".

Përgatiti: Preng Gjikola