Te Luftëtari i druhen euforisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi aspak të lehtë në 'Elbasan Arena' ndaj skuadrës vendëse, por ne shkojmë atje për të vazhduar rrugën e fitoreve".
Kështu e nis prononcimin e tij për "Panorama Sport" mbrojtësi i linjës së djathtë, Lejdi Liçaj, autori i katër golave në 15 javët e luajtura. "Luftëtari ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit të Kategorisë së Parë. Unë nuk u referohem shifrave, por forcës së grupit dhe dëshirës për të fituar çdo takim. Parimi ynë në këtë kampionat është që të luajmë në grup.
Emri i Elbasanit, pavarësisht situatës që përjeton, mbetet ekip që meriton vlerësim dhe seriozitet. Të gjithë futbollistët të shtunën duhet të tregojmë cilësi dhe të mos kalojmë në eufori, pavarësisht diferencave mes formacioneve. Të mbrohemi fort, të qarkullojmë topin në mesfushë dhe më tej të ndëshkojmë kundërshtarin", përfundon prononcimin e tij Liçaj.
Përgatiti: Tomor Shehu