e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjoni përgëzon lojtarët: Ne jemi për Guinness

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjoni përgëzon lojtarët: Ne jemi për Guinness

Trajneri i Tërbunit, Viktor Gjoni nuk ka qenë fort i zhgënjyer pas humbjes së sotme me Tiranën. Ai deklaroi se skuadra luan mirë pavarësisht se ka muaj që nuk paguhet. viktor gjoni

"Luajtëm mirë dhe skuadra dha maksimumin, por aq janë kapacitetet tona. Natyrisht, skuadra nuk është e qetë psikologjikisht dhe po e vuan shumë problemin e pagave të prapambetura. Po punojmë në kushte shumë të vështira, lojtarët kanë pa paguar prej gushtit, ashtu si ata që kanë ardhur në janar dhe ende nuk janë paguar.

Kjo është realisht për rekordet Guinness, nuk e di ku ndodh që një skuadër të vazhdojë të luajë, pa paguar prej kaq shumë muajsh. Po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që këto probleme t'i lemë jashtë fushe dhe lojtarët, siç e patë edhe vetë, vazhdojnë të japin maksimumin.

"Urojmë që javën e ardhshme të ketë zgjidhje, sepse lojtarët po sakrifikojnë shumë dhe i falënderoj. Derisa të na lejojë matematika, do të luftojmë me dinjitet dhe do ta respektojmë kampionatin deri në fund", ka deklaruar Gjoni për 'Supersport".