Daja: Fitore në momentin e duhur, tani jemi rikthyer
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ilir Daja ka përgëzuar lojtarët e tij pas fitores së sotme me Tërbunin. Numri një i stolit bardheblu ka deklaruar se tashmë ekipi është rikthyer në gjendjen më të mirë.
"Kjo fitore erdhi në momentin e duhur. Tërbuni e nisi ndeshjen ne mbrojtje dhe natyrisht ishte shume e vështirë që ne ta çanim. Goli i Bakajt na çliroi dhe pastaj ne zotëruam gjithçka.
Për fat të mirë janë rikthyer edhe disa nga lojtarët që kemi pasur të dëmtuar dhe tashmë jemi më të qetë. Dua të përgezoj çunat dhe ju them bravo të gjithëve.
Sigurisht faza e fundit është vendimtare dhe tani ne duhet të tregohemi sa më të saktë për të arritur objektivin tonë që janë Kupat e Europës. Unë besoj se do e arrijmë duke parë që ekipi tashmë ka grumbulluar edhe disa futbollistë të rëndësishëm", deklaroi pas ndeshjes për "Supersport" Ilir Daja.