LIVE Tirana-Tërbuni 3-0, tripletë e Elis Bakajt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana-Tërbuni është sfida përmbyllse e javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Ky takim luhet sonte ora 19:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".
Bardheblutë do të kërkojnë 3 pikët për të qëndruar sa më pranë vendit të tretë në klasifikim që mbahet nga Kukësi. Ndërkaq, Tërbuni, edhe pse me një këmbë në kategorinë e parë do kërkojë një paraqitje dinjitoze në kryeqytet.
MINUTAT:
89´ GOOOOL sërish Bakaj. Sulmuesi bardheblu del i vetëm përballë Haxhos edhe nuk gabon duke shënuar golin e tretë personal ne kete sfide.
84´ Largohet nga loja Fukui, në fushë Enriko Papa.
78´ GOOOOL TIRANA, shënon sërish Bakaj. Smajli godet nga distanca, haxho nuk e kontrollon si duhet dhe topi shkon te Bakaj që me portën bosh dyfishon rezultatin.
72´ Pasim perfekt për Bakajn që del i vetëm përballë portierit, gjuan me të djathtën, por topi përplaset në shtyllë.
69´ Vucaj tenton nga distanca, por topi kalon pranë shtyllës pingule.
61´ Shënon Gilman Lika, por i parregullt pasi Fukui kishte shkaktuar faull më parë.
53´ Tasic shkakton faull në mesfushë ndaj Smajlit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
51´ Gilman Lika dhe Muzaka kombinojnë bukur mes tyre, por del Haxho dhe bllokon gjithçka.
Mbyllet pjesa e parë, Tirana - Tërbuni 0-0.
38´ Smajli avancon me shpejtësi nga krahu i djathtë, shmang bukur dy mbrojtësa, kroson drejt zonës, ku Bakaj bën gati roveshatën, por bllokojnë mbrojtësit e Tërbunit.
32´ Gilman Lika kombinon bukur me Bakajn në hyrje të zonës, ky i fudnit provon me një goditje të bukur, por që kalon ngjitur me traun e portës. Pranë golit të dytë Tirana.
30´ Karabeci kroson drejt zonës, Fukui godet me kokë, por jashtë kuadratit.
28´ Edhe pas golit Tirana vazhdon të qëndrojë në sulm duke tentuar të dyfishojë rezultatin.
24´ GOOOL TIRANA, shënon Bakaj. Gilman Lika shërbehet brenda zonës, mesfushori kontrollon fillimisht topin dhe më pas kroson drejt qendës aty ku ndodhet bakaj, ky i fundit godet, por pret fillimisht haxho dhe topi kthehet sërish në lojë, më pas bakaj provon edhe goditjen e dytë dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 Tirana.
15´ Tirana mbetet në sulm, ushtron presion, por ende asnjë goditje drejt portës.
11´ Krosim i Gërçaliut nga krahu i majtë drejt zonës, Gjergji Muzaka godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
07´ Pranë golit Tirana. Bakaj merr një pasim perfekt brenda zone dhe del i vetëm, e pason te Fukui cili provon të godasë, por ndalet loja pasi Bakaj ka dalë jashtë bashkë me topin.
05´ Top i gjatë drejt portës së Tiranës, gërçaliu e lë duke menduar se është i vetë, por për pak sa nuk përfiton Tushe.
03´ Aksion i bardhebluve në krahun e majtë, Vucaj depërton drejt zonës, pason në qendër për Muzakën, por ia largojnë topin nga këmba mbrojtësit në momentin e fundit sulmuesit të Tiranës.
01´ Ka nisur takimi, janë bardheblutë që shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës.
LIVE' Tirana - Tërbuni 2-0
Golat: Bakaj 24´ 78´
Formacionet
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Delia, Hoxhallari, Gërçaliu, Karabeci, Vucaj, Muzaka, Lika, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Tërbuni: Haxho, Fangaj, Beci, Tasiç, Borshi, Karakaçi, Tushe, Dedyn, Kaçaj, Lala, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Gjyqtarë: Emirjon Sino