e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjici flet për kundërshtarin në Kupë: Duron e shkarkoj vetëm nëse na eliminon Laçi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjici flet për kundërshtarin në Kupë: Duron e shkarkoj vetëm nëse na eliminon Laçi

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH ka zbuluar disa detaje rreth ecurisë së skuadrës së tij.

Gjici

Gjici foli për Kupën, ku tha se dëshironte të kishte Skënderbeun në gjysmëfinale.

"Në gjysmëfinale do të doja Skënderbeun. Sivjet që e bëmë ne pushim nuk po i rivalizon dot skuadër tjetër, kështu që na duhet ne përsëri ti rivalizojmë".

I pyetur nëse do të kishte frikë nga një përballje e mundshme me Laçin, kreu i verilindorëve e mohoi. Gjithashtu ai komentoi përgjegjësinë e trajnerit Klodian Duro që drejton skuadrën e Kukësit.

"Nuk kemi frikë nga asnjë përballje. Dhe sikur të na qëllontë në short Laçi, shumë mirë. Do luanim pa problem edhe me Laçin. Jemi të gatshëm të luajmë me çdo kundërshtar. Ashtu si me Flamurtarin dhe Skënderbeun. E rëndësishme është që të jetë gjykimi i drejtë nga arbitra të FIFA-s.

Për trajnerin Duro

"Mëqenëse më ngacmuat në lidhje me Duron, atëherë do ta shkarkoj nëse na eliminon Laçi".