e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gashi e Gjimshiti në pritje, të tjerët OK

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gashi e Gjimshiti në pritje, të tjerët OK

Ka pasur disa lojtarë të Kombëtares që kanë ndryshuar skuadër gjatë merkatos së transferimeve. Armando Sadiku e nisi me dopietë me Vaduzin, duke u bërë menjëherë një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit që synon mbijetesën.

gashi shkelzenNë Itali, Arlind Ajeti debutoi me gol te Frozinone dhe me disa ndeshje si titullar. Një ambientim mjaft i mirë i qendërmbrojtësit në Serinë A.

Gjithashtu Basha ka bërë debutim pozitiv me Komon. Dy lojtarët në pritje janë Berat Gjimshiti që nuk po gjen ende minuta me Atalantën dhe Shkëlzen Gashi. Ky i fundit është në pritje të plotësimit të dokumentacionit të plotë që të mund të fillojë edhe aventurën e re në futbollin amerikan.