e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjetje në Ballsh, kush shkon herët paguan gjysmë çmimi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjetje në Ballsh, kush shkon herët paguan gjysmë çmimi

Bylisi pret sot në "Adush Muça" Partizanin pretendent, në një ndeshje që konsiderohet si tepër e rëndë- sishme për të besuarit e Zildzoviç.bylis partizani Humbja në sfidën e fundit ndaj Teutës i detyron mallakastriotët që të rikthehen te rezultatet pozitive, në mënyrë që të qëndrojnë në "valle" për sa i përket qëndrimit në Superiore.

Për këtë sfidë, Bylisit do t'i rikthehet mesfushori elbasanas Orgest Gava, "motori" i mesit të fushës, i cili ndaj durrsakëve mungoi për arsye kartonësh. Për momentin, të gjitha "kartat" duken në rregull për ballshiotët, përpos ndonjë të papriture që mund të ketë gjatë minutave të fundit përpara kësaj sfide.

Ndaj, pritet që Zildzoviç të hedhë nga minuta e parë lojtarët më në formë për momentin, por ende nuk dihet saktë- sisht se cilët do të jenë titullarët ndaj sfidës me kryeqytetasit.

Tifozët - Prej kohësh, klubi u ka bërë thirrje tifozëve që t'i mbështesin në shkallët e stadiumit, por duhet thënë se pritshmëritë nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar.

Gjithsesi, për këtë sfidë mallakastriotët kanë bërë një "gjetje" për sa i përket stimulimit të tyre për ardhjen në stadium, ndonëse nuk dihet sesa efikase do të rezultojë. Ata që do të paraqiten më herët, nga ora 13 deri në 13:30 do ta marrin biletën me gjysmë çmimi, vetëm 100 lekë. Ata që do të vijnë më vonë do ta marrin 200 lekë, të paktën nga sa njoftohej në faqen zyrtare të klubit në "Facebook".