e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermanet akuza ndaj UEFA-s: Manipuloi imazhet e tifozeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermanet akuza ndaj UEFA-s: Manipuloi imazhet e tifozeve
Sipas “Sueddeutsche Zeitung” imazhet e shfaqura pas golit të Balotelli ishin fiksuar përpara nisjes së ndeshjes.  UEFA ka manipuluar imazhet e tifozëve gjermanë. Akuza vjen nga “Sueddeutsche Zeitung”. Sipas saj regjia e federatës kontinentale të futbollit ka bërë “një prerje dhe ngjitje” të imazheve gjatë gjysmëfinales së Euro 2012, mes Italisë dhe Gjermanisë. Sipas saj pas golit të dytë të italianëve, të realizuar nga Mario Balotelli, në ekrane është shfaqur imazhi i një tifozeje gjermane duke qarë.

Rrjeti televiziv ARD i ka pohuar “Sueddeutsche Zeitung”, se tifozja e emocionuar është fiksuar nga telekamerat përpara nisjes së ndeshjes. Ndërkohë UEFA nuk ka komentuar ndaj akuzave që vijnë nga Gjermania.