Fitoj gjithmone kur e ndiej qe me duan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tani për tenistin serb është momenti i të vërtetës: numri një në botë duhet të mbrojë titullin në Wimbledon. Nervoz? “Jo, tenisi është si jeta: kur je në fushë mund të mundësh këdo”.
E kemi parë në televizion të bëj shaka, në fusha duke bërë tifo për Milanin, por asnjëherë pa raketën e tij. Tani për Novak Djokoviç është momenti i të vërtetës: numri një në botë duhet të mbrojë titullin në Wimbledon. Nervoz? “Jo, tenisi është si jeta: kur je në fushë mund të mundësh këdo”. Për Novak Djokoviç, të jesh numri një në botë do të thotë të japë gjithçka në Wimbledon. Ekzaktësisht një vit më parë, tenisti serb për herë të parë në karrierën e tij u rendit në majë të klasifikimit botëror, duke fituar në finale kundër Rafael Nadalit. Tani rikthehet në vendin e “krimit” duke e ditur se edhe kësaj here karriera e tij varet nga “bari” anglez.
“Nole”, siç e thërrasin të gjithë, është mundur nga spanjolli në tre turnetë e fundit të rëndësishëm (MonteKarlo, Romë dhe Paris). Kështu për të mbetur numri një, duhet të arrijë të paktën në finale apo të shpresojë në ndonjë hap fals të kundërshtarit.
Po, sepse në garë nuk është vetëm Nadal: edhe zvicerani Roger Federer është në garë për ta rikuperuar në klasifikim. Por duke qenë se kampionët japin gjithçka kur ndodhen nën presion, edhe Novak Djokoviç nuk mund të bëjë përjashtim. Ky djalosh alegro dhe optimist mezi pret të matet me kundërshtarët. Ja se çfarë tregon ai për jetën private dhe tenisin, sportin që për të është vetë jeta.
Le ta nisim nga humbja e fundit në Paris? I prishi planet tuaja?
Të fitoja në turneun Roland Garros ishte objektivi im kryesor i sezonit, e kot ta mohoj. Unë u përpoqa shumë vetëm kaq mund të them.
Ju keni thënë se ai i Romës, pavarësisht rezultatit të finales, është një nga turnetë tuaj të preferuar. Përse?
Në Itali ndihem si në shtëpi. Për më tepër merrem vesh mirë me gjuhën dhe kur jam aty përfundoj të flasë me orë të tëra për historinë, monumentet, futbollin.
Serbët ndryshojnë shumë me pjesën e popujve të tjerë të Europës?
Ndoshta, sepse disa janë më të hapur në mentalitet se ne. Serbët janë më konservatorë dhe kjo ndoshta i ka bërë që të jenë më mbrapa se të tjerët në shumë gjëra.
Po femrat?
Ah, femrat serbe janë shumë të sofistikuara. Nën sipërfaqe secila prej tyre fsheh nga një botë që duhet zbuluar. Me to nuk mërzitesh kurrë. Mendon se ke kuptuar gjithçka, por ke gjithmonë të reja që duhet t’i zbulosh përditë.
Kjo është një karakteristikë e të gjitha femrave…
Po dhe gratë nuk mund të bëjnë ndryshe: janë ato që ja u bëjnë jetën më interesante, më të bukur.
Ju jeni i fejuar prej shtatë vjetësh me Jelena Ristic. Kush e hodhi hapin i pari?
Kam qenë unë. Kur kam diçka në kokë, nuk dorëzohem kollaj. Pastaj nuk ishte e nevojshme të më joshte ajo: kur më pëlqen një vajzë e di që herët apo vonë do ta bëj për vete.
Ju thoni se martesa mund ta përmirësojë më tej lojën tuaj. Kur do ta kemi dasmën atëherë?
Është e vërtetë, kur e ndiej që jam i rrethuar me dashuri luaj më mirë në fushë dhe arrij të fitoj. Dashuria është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Na jep forcë të bëjmë gjërat për të cilat luftojmë më shumë në jetë. Për sa i përket dasmës, mendoj se edhe ajo do të vijë shumë shpejt. Nuk është e rëndësishme ceremonia, por fakti se kam gjetur njeriun me të cilën dua të kaloj gjithë jetën time. Kjo po që më mbush me gëzim dhe më bën të lumtur.
Po kohën e lirë?
Më pëlqen shumë ta kaloj me familjen. Kur jam larg e ndiej shumë mungesën e tyre. Pranë tyre, duke lexuar ndonjë libër të bukur apo duke pirë ndonjë gotë verë. Pastaj edhe një drekë ose darkë, një shëtitje në plazh dhe shumë nga njerëzit që dua përreth. Gjëra të vogla, por që ta mbushin jetën me gëzim dhe dashuri. E çfarë mund të ketë më shumë rëndësi.