e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjashte minuta heshtje per Arsenalin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjashte minuta heshtje per Arsenalin

Chelsea e ka ngrënë dhe e ka kthyer Arsenalin në masakrën me rezultat 6-0, për t'u rikonfirmuar si favoriti kryesor për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon. Ishte kjo ndeshja e 1000-të e Arsene Wenger si menaxher i Arsenalit.

 Ekipi i Mourinhos shumë i fokusuar dhe tejet ofanziv hyri me motivim të lartë në këtë takim.

Në një ditë me diell dhe të bukur në Londër, filloi stuhia që erdhi së pari nga një asistim i Schurrles, i cili gjeti të lirë Eto'on. Ky si mjeshtër i vërtetë me një goditje precize shënoi për 1-0 (5').

Pas vetëm dy mintuash ishte Schurrle ai që dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Nemanja Matic, me ç'rast edhe filloi festa në tribuna.

Telashet për Arsenalin u rritën në minutën e 15-të kur Kieran Gibbs u ndëshkua me të kuq dhe i dhuroi një penalti Chelseat, të cilën e konkretizoi Eden Hazard.

Dominimi i lartë i Cheleat vazhdoi, teksa ëenger largoi një sulmues për një mbrojtës. As kjo nuk ndali furinë e Chelseat që me anë të Oscar shënoi për 4-0 në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë Arsene Wenger bëri dy ndryshime, për t'u ruajtur nga një turpërim edhe më i madh.

Por, kjo nuk pati efekt. Chelsea vazhdoi pamëshirshëm me lojën dominante, duke realizuar edhe dy gola tjerë.

Në minutën e 66-të ishte Oscar ai që me një goditje të bukur nga 17 metra arriti të mposhtë portierin katastrofal deri në atë moment, Szczesny.

Përdhunimi flagrant vazhdoi. Në minutën e 71-të ishte Nemanja Matic ai që e vuri para golit egjiptianin Mohamed Salah, i cili bukur realizoi për 6-0 dhe golin e radhës për londinezët.

Deri në fund nuk pati gola, por kjo nuk pati rëndësi pasi sfida përfundoi me rezultat 6-0.

Me këtë fitore sensacionale, Chelsea vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit me 69 pikë, duke eliminuar ndoshta nga kjo luftë Arsenalin, që ka 62 pikë në vendin e tretë me një sfidë më pak të zhvilluar se Blutë.