Gashi debuton me Rapids në ndeshjen e çmendur me 3 penallti (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlzen Gashi ka bërë një debutim pozitiv me skuadrën e Kolorado Rapids. Sulmuesi i Kombëtares debutoi për 45' minuta në fushë.
Sipas "coloradorapids", Gashi bëri një paraqitje të shkëlqyer paçka se skuadra u mund 4-1 nga Sportin Kansas Siti me rezultatin 1-4. "Notë pozitive për Shkëlzen Gashin që bëri debutimin me Rapids, duke luajtur 45´ minutat e para, paçka se ka mbërritur në fushë fundjavën e kaluar",-shkruan portani amerikan.
Gashi la Superligën zviceriane me Bazelin për t'ju bashkuar skuadrës amerikane pak javë më parë. Në ndeshjen e së mërkurës, Gashi luajti në krahun e majtë, duke iu përshtatur rreshtimit të trajnerit.
Ndeshja
Goli i parë u shënua me Penallti në minutën e 16´, ndërsa goli i dytë për miqtë u shënua dy minuta më pas po me 11-metërsh. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për miqtë.
Ndërsa pjesa e dytë nisi me presionin e vendasve, por sërish ata që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Sporting Kansas Sitit. Një gabim i mbrojtjes së Rapids në minutën e 67´, bëri që arbitri të jepte një tjetër 11-metërsh për miqtë.
Goli i katërt për Sporting Kansas Siti u shënua nga një krosim në zonë nga krahu djathtë në minutën e 72´. Një gabim i portierit në dalje çoi në golin e katërt për miqtë. Ndërsa goli i nderit për Rapids u shënua në minutën e 84´ të pjesës së dytë pas një aksioni nga krahu i djathtë.