Besa, merkato e goditur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Afrimet e janarit kanë sjellë dy risi pozitive për Besën. Denis Biba dhe Serxhio Mukja në këto dy javë kanë befasuar me paraqitjet e tyre.
"Besa është një ekip me traditë dhe histori dhe për mua është një trampolinë e mirë për të ardhmen. Jam stërvitur te Teuta nga gushti në dhjetor dhe erdha këtu për 6 muaj, sepse nuk mund të rrija pa luajtur.
Kjo, pasi nuk u federova dot në shtator. Të luaj te Besa është një fat për mua. Na duhet patjetër të mundim Burrelin këtë javë dhe Erzenin javën tjetër. Ne duhet të mos e lëshojmë vendin e 5-të, pasi ai ndikon jo pak edhe për fazën e tretë.
I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë dhe që këtë javë do nisim marshimin tonë me fitoren e radhës. Besa nuk mundet të gabojë më në javët e mbetura", shprehet në prononcimin e tij të parë si lojtar i Besës Serxhio Mukja. Aktualisht, skuadra është e përbërë nga lojtarë të rinj.
Përgatiti: Feriz Ferizaj