e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Burreli, dy vite pa fituar jashtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Burreli, dy vite pa fituar jashtë

Burreli tashmë u është kthyer rezultateve pozitive ndaj dhe optimizmi në kampin matjan është rritur.

BurreliMegjithatë, ndeshjet jashtë fushe janë sfidë më vete për djemtë e Burrelit, të cilët në dy sezone nuk kanë arritur të fitojnë në asnjë sfidë. E kjo është beteja e madhe e këtij ekipi. Këtë vit, matjanët kanë rrezikuar shumë duke qëndruar gjatë në afërsi të zonës së ftohtë.

Llogaritë janë të thjeshta, pasi edhe 12 javë kanë mbetur. Fitorja e së shtunës ndaj Erzenit i dha fuqi ekipit, shpresë tifozëve dhe besim drejtuesve që edhe këtë vit Burreli do t'i mbijetojë rënies. Por, transferta e radhës në Kavajë kundër Besës do të jetë një tjetër sprovë e ekipit matjan.

Përgatiti: Dritan Kurti