e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gashi: Mrekulli te besh poker, dua 'Kepucen'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gashi: Mrekulli te besh poker, dua 'Kepucen'

Shkëlzen Gashi ka mrekulluar Zvicrën me paraqitjen e tij duke shënuar katër gola ndeshjen e fundit. Sulmuesi i Grasshopersit ka bërë mrekulli në ndeshjen ndaj “Young Boys-ave” duke shënuar poker në fitoren 5-0 të skuadrës së tij. Gashi është shprehur mjaft i lumtur për atë që ka bërë në këtë ndeshje, duke ndihmuar skuadrën e tij në një fitore me shumë vlera. “Ne nga sekonda e parë kemi qenë të gatshëm për këtë detyrë, që të shënonim dhe të fitonim ndeshjen. Jemi në ndjekje të skuadrës së vendit të parë dhe presim që ata të gabojnë, për të marrë vendin e parë”, ka treguar Gashi. Sulmuesi ka treguar edhe emocionet e tij pas përfundimit të ndeshjes, që ka shënuar një “poker” golash. “Natyrisht, për një lojtar është bukur kur shënon në këtë mënyrë, katër gola. Jam shumë i lumtur dhe i mrekulluar nga jo që kam bërë në këtë ndeshje”, ka theksuar Gashi për mediat zvicerane.

Sulmuesi po kalon një formë të mirë, duke dhënë kontributin e tij në ecurinë pozitive të skuadrës që është aktualisht në vendin e dytë. Përveçse arrin që të japë kontributin e tij për ekipin, sulmuesi kuqezi është në garë individuale për fitimin e trofeut të “Këpucës së Artë”. Me katër golat e shënuar në këtë ndeshje, Gashi ka arritur në kuotën e 17 golave dhe kryeson bindshëm në listën e golashënuesve në Superligën e Zvicrës. I dyti në listë është Caio, me 12 gola. Me këtë paraqitje, Gashi ka bërë të ndihen keq në Zvicër, pasi për ta do të kishte qenë një lojtar shumë i vlefshëm në formacionin e kombëtares së drejtuar nga Otmar Hitsfeld. Gashi ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, në vend që të luajë me përfaqësuesen zvicerane, të shtetit ku ka lindur. Golat e shqiptarit i kanë dhënë Grasshopersit një tjetër ndeshje pozitive, që vijon të ruajë hapin e skuadrës kryesuese të kampionatit zviceran. Grasshoper pas kësaj fitoreje, ruan distancën me Bazelin në garën për titull kampion, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit. Grasshopperi zë vendin e dytë, katër pikë më pak se Bazeli. Sulmuesi ka shtuar për ecurinë e tij dhe të skuadrës, se asgjë nuk është rastësore. “Po punojmë shumë, unë dhe skuadra po bëjmë një punë të madhe që të kemi një ecuri sa më të mirë gjatë këtij sezoni dhe shpresojmë që në fund të shpërblehemi për këtë që po bëjmë”, ka mbyllur deklaratën e tij për mediat zvicerane, sulmuesi i kombëtares shqiptare.  

Sulejmani: Dua Kosovën 

Me kombëtaren e Kosovës do të bashkohet për dy ndeshjet miqësore të radhës një nga talentet më të mëdhenj të këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar të Hannoverit, Valmir Sulejmani, i cili do të bashkohet me skuadrën e Bunjakut për ndeshjen ndaj Turqisë që do të luhet në 21 Maj në Mitrovicë dhe ndaj Senegalit në 25 Maj.

Sulejmani i rritur profesionalisht në Gjermani, debutoi me Hanoverin gjatë sezonit të shkuar, ndërsa numëron disa prezenca edhe me kombëtaren  e Gjermanisë U-19.Është vetë talenti që ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me kombëtaren e Kosovës. Gjatë një interviste, ai ka pranuar se dëshira e madhe e familjes së tij ka ndikuar në zgjedhjen e bërë, duke vendosur përfundimisht të braktisë ekipet zinxhir të Gjermanisë. Familja e Sulejmanit ka emigruar disa vite më parë në Gjermani ku edhe ka lindur. Sulejmani e nisi karrierën si futbollist që në moshën 9-vjeçare me ekipin e të rinjve të Hannoverit.