Brazili cakton skuadren, Kaka jashte Boterorit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përzgjedhësi i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka caktuar përbërjen e Brazilit për Botërorin e vitit 2014, ku mungojnë disa emra të rëndësishëm. Vërehet qartë se Scolari i ka besuar lojtarëve që luajnë në klubet spanjolle, ku Neymar natyrisht se ka zënë vend bashkë me Marcelon dhe Dani Alvesin. Mbrojtësi i Atleticos, Felipe, nuk ka arritur të zë vend, teksa Kaka, Robinho dhe Marquinhos po ashtu kanë mbetur jashtë formacionit. Chelsea është ekipi që ka më së shumti përfaqësues në kombëtaren e Brazilit, me gjithsej katër lojtarë.
Ekipi i Brazilit për Botëror:
Portier: Júlio César, Jefferson, Victor
Mbrojtës: Henrique, David Luiz, Thiago Silva, Dante, Marcelo, Maxwell, Dani Alves, Maicon
Mesfushorë: Ramires, Hernanes, Paulinho, Willian, Fernandinho, Luiz Gustavo, Oscar
Sulmues: Neymar, Fred, Hulk, Jô, Bernard