Gane, perfaqesuesja pritet mes festimeve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pritje e jashtezakonshme per Ganen, pasi perfaqesuesja u kthye ne atdhe pas Boterorit 2010. Ne aeroportin e Akras ndodheshin mijera tifoze, qe kane pershendetur dhe duartrokitur lojtaret e skuadres se vetme afrikane, e cila arriti te kualifikohej deri ne çerekfinalet e aktivitetit. “I duam heronjte tane, ishit krenaria e Ganes dhe e se gjithe Afrikes”, shkruhej ne nje parulle te madhe, qe u shfaq menjehere sapo çarteri zbriti ne toke.
Mes gjashte perfaqesueseve nga “kontinenti i zi” qe moren pjese ne Afriken e Jugut, Gana ishte e vetmja skuader qe u kualifikua nga faza e grupeve. Ata hyne ne histori edhe si skuadra e trete afrikane qe arrin deri ne çerekfinalet e Kupes se Botes, pas Kamerunit (1990) dhe Senegalit (2002). “Mbajtet flamurin e Ganes dhe te te gjithe kontinentit tone”, ishte deklarata e zv.ministrit te Sporteve, Ni Nortei Duah.