e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Holanda i jep fund pritjes 32 vjecare, prek finalen e Boterorit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda i jep fund pritjes 32 vjecare, prek finalen e Boterorit
Holanda i ka dhene fund pritjes 32 vjeçare per t'u rikthyer ne nje finale Boterori. Tulipanet mposhten Uruguajin me rezultatin 3 me 2 dhe presin emrin e kundershtarit qe do percaktohet nga ndeshja Gjermani-Spanje. Ndeshjen ndaj amerikano-latineve, tulipanet e nisen vrullshem, teksa qe ne minuten e katert Kajt merr nje top brenda zones pas nje pasigurie te portierit uruguajan Muslera, megjithate goditja e sulmuesit holandez eshte e pasakte. Ate qe nuk beri Dirk Kajt e ben mbrojtesi dhe kapiteni Van Bronkhorst ne minuten e 18-te. 35 vjeçari godet me te majten nga nje distance mjaft e larget dhe shenon nje supergol ne porten uruguajane duke zhbllokuar rezultatin.

Kater minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te pjeses se pare te takimit Diego Forlan i kunderpergjigjet golit te Van Bronkhorst. Sulmuesi uruguajan pasi shmang nje lojtar holandez, godet me te majten dhe gjen golin e barazimit. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 1-1.

Minutat e para te pjeses se dyte nisin me mire per skuadren e Oskar Tabarez. Uruguajanet tregohen me agresive ne fushe dhe vendosin disa here ne veshtiresi mbrojtjen holandeze, por pa arritur ta çojne topin pas shpines se Stekelenburg.

Rizgjimi i tulipaneve mberrin ne minuten e 70-te te takimit kur nje goditje e Shnajder, pasi devijohet nga 2 mbrojtes uruguajane perfundon ne cepin e majte te portes se Musleras. Holanda kalon ne avantazh. Vetem 3 minuta me vone skuadra e Van Marvijk rigjen rrjeten fale kombinimit te dyshes se arte Shnajder-Roben. Fantazisti i Interit kroson bukur brenda zones nje top qe goditet mjeshterisht me koke prej mesfushorit te Bajernit, topi prek shtyllen e Musleras dhe perfundon ne rrjete.

Minutat ne vazhdim vijojne me Uruguajin ne kerkim te golit dhe Holanden qe mbrohet mire dhe kundersulmon rrezikshem. Nje skenar i tille nuk u shfrytezua siç duhet ne momentin final prej Roben i cili i vetem perballe portierit nuk shenon.

Kur pritej fershellima finale e gjyqtari uzbek, Irmatov Uruguaji tenton mrekulline dhe gjen golin e dyte me ane te Maksimiliano Pereiras. Amerikano-latinet perpiqen edhe ne sekondat e mbetura per te gjetur golin e barazimit, por pa ia arritur qellimit, kjo fale edhe mbrojtesve holandeze qe spastruan zonen ne disa raste te rrezikshme.

Tre fershellimat perfundimtare gjejne Holanden finalisten e pare te ketij Boterori. Tulipanet do te presin zhvillimin e gjysmefinales tjeter mes Gjermanise dhe Spanjes per t’u njohur me kundershtarin e tyre.