Spanja mund Gjermanine, per here te pare ne finale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holande-Spanje, kjo eshte finalja e madhe e Boterorit 2010. Kombetarja iberike i dha fund rrugetimit te Gjermanise ne kete kompeticion duke fituar me rezultatin e ngushte 1-0 dhe duke arkivuar finalen e pare ne nje Boteror.
Ashtu si ne shumicen e ndeshjeve te tyre, spanjollet kontrolluan pjesen me te madhe te lojes duke qarkulluar topin me shume se gjermanet. Por vendosja e mire ne fushe e skuadre se Lev nuk u le shume hapesira Viles me shoke, nderkohe qe gjermanet u perpoqen disa here me disa kunderzbritje per te gjetur golin e avantazhit.
Ne nje rast te tille, Mesut Ozil merr nje top te mire prej Kloses. Fantazisti gjerman futet brenda zones bashke me topin dhe pas nje kontakti te lehte me Pyjol rrezohet, por per gjyqtarin Kassai nuk ka 11 metersh. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin e bardhe 0-0. Nderkaq vlen per t’u permendur edhe incidenti i minutes se katert te takimit, kur nje tifoz futet ne fushe duke detyruar gjyqtarin hungarez te nderprese lojen.
Fraksioni i dyte i takimit nis serish me te njejten panorame, por ndryshe nga e para Spanja shton presion e saj ne kerkim te golit. Pikerisht ne minuten e 73 te takimit gjermanet shokohen teksa pesojne gol nepermjet nje goditje kendi. Kros i futur ne zone prej Ksavit gjen brenda zones gjermane mbrojtesin e Barcelones, Pyjol i cili kercen me larte nga te gjithe dhe shenon golin e avantazhit. Kaq mjaftoi per te ndezur tifozerine spanjolle dhe per te deshperuar ate gjermane.
Pjesa e mbetur e takimit foli per Gjermanine e cila edhe pse u perpoq nuk arriti te shenoje golin qe do te balanconte rezultatin, nderkohe qe Spanja ne disa raste kunderzbriti shpejt, me Pedron dhe Torresin qe u fut ne loje duke zevendesuar golashenuesin e ketij Boterori, David Villa.
Tashme njihen dy finalistet e 11 korrikut. Spanja pas kalimit te Gjermanise shkon per here te pare ne nje finale Boterori ku gjen Holanden, rivalen e se dieles per trofeun prestigjoz. Nderkohe qe Gjermania do te ndeshet me Uruguajin me 10 korrik per te percaktuar vendin e 3 dhe te 4.