Futbollistet kosovare me pistoleta neper duar!?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fotoja që po qarkullon nëpër me mediat serbe, tregon futbollistët e Kosovës me pistoleta nëpër duar. Fotoja e futbollistëve të përfaqësues së Kosovës është e vërtetë dhe është bërë në një poligon të shenjëtarisë në Kosovë.
Thjesht futbollistët kosovarë kishin shkuar për rekreacion në poligonin e shenjëtarisë “Reload” gjatë kohës së tyre të lirë.
“Lojtarët e Kosovës ishin në një poligon të shenjëtarisë,ë e cila është e licencuar nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për shenjëtari”, ka thënë për “Express” zyrtari për marrëdhënie me publikun të kësaj kompanie, Zgjim Sogojeva.
Mediat serbe gjatë gjithë ditës janë ankuar për këtë foto, duke thënë se Federata e Futbollit të Serbisë duhet të ankohet në FIFA për këtë sjellje të futbollistëve kosovarë. Mediat serbe e kanë quajtur skandal foton.
“Nëse kjo nuk është skandal atëherë vërtetë nuk e di se çfarë është skandali. Futbollistët kosovarë fotografohen me revole”, shkruan një faqe me emrin “Futbalski Tipovi” në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Kjo foto u publikua nga serbët për shkak se, Kosova arriti të realizonte miqësoren e parë ndërkombëtare, pas 25 vite izolimi të sportit kosovarë në botë.