e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fulhami vezhgon portierin Etrit Berisha

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fulhami vezhgon portierin Etrit Berisha
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është në fokusin e ekipit anglez të Premier Leagues, Fulham. Burime të sigurta pranë tij kanë treguar të enjten për “Panorama Sport”, se trajneri i ekipit anglez, Martin Jol, është interesuar së fundmi për portierin e Kalmarit suedez.

Sipas burimit, shkas për interesimin nga ishulli është bërë Arben Kasolli, i cili punon në Holandë si trajner portierësh. Bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare, ndërkohë që portieri Berisha ka kontratë me Kalmarin. Pas ndeshjes eliminatore Shqipëri – Slloveni, shtatlarti kosovar, i pyetur për të ardhmen, nuk përjashtoi asnjë mundësi.

“Tani për tani, jam i përqendruar totalisht te angazhimi me Kalmarin. Megjithatë, kur të rihapet merkato dimërore në janar, do të shqyrtoj çdo mundësi”, ka thënë ai. Paraqitja e tij në Suedi me Kalmarin, por veçanërisht grumbullimi me Kombëtaren shqiptare, ka bërë që kërkesat në drejtim të portierit të vijnë në rritje.