e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas 362 ditesh Terry pranon akuzat per racizem: Me falni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas 362 ditesh Terry pranon akuzat per racizem: Me falni
John Terry ka konfirmuar se nuk do të apelojë vendimin që e dënon atë me një gjobë prej 220.000 stërlinash për fyerjet raciste ndaj futbollistit tjetër, Anton Ferdinand. Dita e sotme ishte dita e fundit që e lejonte, kapitenin e Chelseat të apelonte vendimin. Sipas The SUN, John Terry e ka pranuar dënimin. Në një deklaratë për shtyp, Terry është shprehur: “Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë kam vendosur të mos apeloj vendimin.”

“Unë dua të përfitoj nga ky rast për ti kërkuar falje të gjithëve për gjuhën që kam përdorur gjatë lojës kundër Queens Park Rangers (QPR) tetorin e kaluar. Edhe pse unë jam i zhgënjyer me vendimin e Federatës, unë pranoj që gjuhë që kam përdorur, pavarësisht nga konteksti, nuk është e pranueshme në fushën e futbollit apo në jetën e përditshme”