e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fulham mesazh fansit te sapomartuar: Jemi ne dashuria jote e vertete

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fulham mesazh fansit te sapomartuar: Jemi ne dashuria jote e vertete

Fulham, një skuadër angleze futbolli i ka dërguar një mesazh urimi fansit të saj të sapomartuar, ku theksohet se, pavarësisht martesës, Fulham mbetet dashuria e tij e vetme. Lajmi i cili tërhoqi vëmendjen e shumë mediave u bë publik nga vetë fansi Mark Wilby, që postoi në Twitter letrën e urimit dhe përgjigjen e dhënë nga ai vetë. “Ç’kemi Mark, në emër të skuadrës, drejtuesve dhe stafit të Fulham F.C, dëshirojmë t’ju bëjmë urimet më të mira për martesën tënde. Shpresojmë të jetë një ngjarje e paharrueshme për ty. Urojmë që të jesh i lumtur deri në ditët e fundit të jetës tënde me Lizën. Gjithsesi, Liza edhe pse është një grua gati perfekte, duhet të jetë në dijeni se pavarësisht të gjithave, Fulham mbetet dashuria jote e vërtetë dhe e vetme”, – shkruhet në letrën që klubi i ka dërguar lojtarit. “Të mirëpresim në ndeshjen e ardhshme”, – përfundon letra. Wilby nga ana e tij në përgjigje të letrës i ka dërguar klubit një tortë me stemën e Fulham dhe sipër saj ishte i vendosur çifti i sapomartuar, i veshur me fanellën e Fulhamit.