e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kampionet e Skenderbeut, s'ia dalin me Serine B italiane

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionet e Skenderbeut, s'ia dalin me Serine B italiane

Ekipi kampion ka arritur të barazojë në ndeshjen e parë miqësore të luajtur në Austri. Ata përballë kanë pasur Trapanin, skuadër italiane e serisë B. Ka qenë kjo miqësorja e pasdites së djeshme në Tirol, e cila në fund nuk prodhoi fitues, ku nuk u arrit të shpallej asnjë fitues nga të dy ekipet- Një ndeshje me dy pamje për kampionët, pasi duhet thënë se krahas lodhjes, në pjesën e parë ka vuajtur për të dalë në sulm, ndërkohë që në të dytën thuajse ka dominuar shumicën e minutave edhe pse Trapani në pjesën e dytë duhet thënë se ka hedhur në fushë formacionin më të mirë. Skënderbeu me këtë miqësore të djeshme tregoi se duhet të afrojë patjetër një sulmues, pasi forca në sulm është e pakët dhe për këtë arsye nuk ar- riti të shënonte ndaj Trapanit edhe pse rastet nuk i munguan. Dje debutoi pas më shumë se një viti i dëmtuar djaloshi kosovar Leonit Abazi që edhe pse u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Lodhja e rrugës së gjatë vetëm një ditë më parë, stërvitja e paradites dhe ngarkesa që po marrin futbollistët, nuk ndikoi aspak te djemtë e Josës që krahas se u gëzuan miqtë e Trapanit për barazimin, duhet të jenë edhe korçarët ata që duhet të gëzohen, pasi barazimi është arritur ndaj një ekipi të Serisë B të kampionatit Italian të futbollit. Franksioni i parë i lojës ka folur më shumë për italianët e Trapanit të cilët kanë krijuar shumë raste për shënim por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndeshja fillon me emocione që në minutat e para teksa në minutën e dytë është sulmuesi kryesor i Trapanit, Abate që me një të djathtë nga një pozicion i prirët godet, por për pak nuk shënjestron si duhet portën e mbrojtur nga Shehi. Tre minuta më vonë provon edhe Iunko por sërish nuk është i saktë në goditjen e tij.

Në minutën e 9-të të takimit vjen rasti i parë për Skënderbeun që në një aksion të zhvilluar në krahun e djathtë, Progni hedh një top në zonë ku Ribaj me kokë në një pozicion të favorshëm nuk shënestron si duhet portën. Minutat kalojnë dhe Trapani është sërisht dominues me rastet e krijuara kur Falco në minutën e 20-të të takimit nga një goditje dënimi rreth 23 metra larg portës “qeth” shtyllën e majtë pingule të Shehit. Trapani insiston në gjetjen e golit të avantazhit me Iunkon që godet bukur në hyrje të zonës por po aq bukur përgjigjet Shehi duke shpëtuar portën. Pjesa e dytë Me fillimin e pjesës së dytë të takimit është Skënderbeu që regjistron rastin e parë të rrezikshëm me anën e të porsa futurit në lojë Markoni, i cili me një goditje të fortë nga larg rrezikon ndjeshëm portën e Trapanit por pa rezultat. Italianët provojnë të reagojë me sulmuesin më të mirë që kanë në ekip, Mancosu, por goditja e tij devijohet në korne nga Llapanji. Korçarët tashmë duket se kanë marrë frenat e lojës në dorë.