France football zbulon trajnerët më të paguar të Europianit, ja sa merr De Biazi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"France Football" ka zbuluar një detaj interesant rreth trajnerëve që do të jenë pjesë e garës për Kupën e Europës në "Francë 2016".
Revista prestigjoze franceze ka zbuluar listën e teknikëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse të cilët paguhen më shumë.
Hodgson, udhëheqësi i Kombëtares Angleze kryeson me pagën më të madhe, 5 milionë euro në vit, pastij vijnë Konte dhe Terim, të cilët marrin 4.6 dhe 3.5 milionë euro.
Ndërsa trajneri italian i kuqezinjëve, Xhani de Biazi mësohet se merr vetëm 280 mijë euro në vit.