e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flet agjenti i Hysajt: Tre klube gjigande duan shkodranin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flet agjenti i Hysajt: Tre klube gjigande duan shkodranin

Elseid Hysaj është aktualisht lojtari i sezonit në kampionatin italian duke u bërë ndër më të mirët në rolin e tij.hysajMbrojtësi shkodran ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e Napolit duke tërhequr kështu vëmendjen e disa ekipeve europiane.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi ka thënë për "Radio KDF" se tre klube të mëdha kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit.

"Unë mendoj që janë dy -tre klube të mëdha europiane, një gjerman dhe spanjoll që kanë shfaqur interes për të, por nuk e di për cilat ekipe bëhet fjalë".

Rinovimi

" Rinovimi? Kontratën e Hysajt nuk e kam bërë unë, shifrat janë, por ai ka akoma punë për të bërë për tu rritur në nivele të tjera. Nuk kam nevojë të flas me Giuntolin për rinovimin e kontratës me Napolin, pasi gjithçka do të ndodhë në momentin e duhur".

Ofertat

"Napoli duhet ti marrë në konsideratë ofertat që kanë ardhur për Hysajn. Por futbollisti nuk dëshiron të dijë asgjë rreth tyre, nuk do të flasë për merkaton e aq më pak për lekët, pasi për momentin është i përqëndruar te ekipi i tij".