Franca vjen ne Shqiperi, me pikepyetje ne mbrojtje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Loren Blank është bërë me dhimbje koke. Vetëm pak orë përpara publikimit të listës, trajneri i përfaqësueses franceze ka shumë pikëpyetje për sa i takon mbrojtjes, mbi të gjitha në qendër të këtij reparti për ndeshjen e 2 shtatorit në Tiranë me Kombëtaren shqiptare. Për krahët, nuk pritet të ketë surpriza: Reveiler dhe Sanja do të jenë të gatshëm në të djathtën dhe Evra e Klishi në të majtën. Shqetësimi më i madh i drejtuesit të stolit të “gjelave” është qendra, e përgjysmuar nga dëmtimet dhe mungesat.
Dyshja titullare Mekses-Remi nuk do të luajë në “Qemal Stafa”. Mbrojtësi i Milanit ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në gjurin e majtë, ndërsa lojtari i Valencias është i pezulluar dhe do të jetë në gjendje të luajë vetëm në sfidën e datës 6 shtator me Rumaninë. I padisponueshëm për Francën kundër kuqezinjve të drejtuar nga Josip Kuzhe është edhe Mamadu Sakho. Kjo bën që edhe në Tiranë, Blank të aktivizojë në qendër të mbrojtjes dyshen Junes Kabul-Erik Abidal, ashtu si në ndeshjet miqësore me Poloninë dhe Kilin, edhe pse trajneri preferon që lojtarin e Barcelonës ta aktivizojë në krahun e majtë.
Problemet në mbrojtje e detyrojnë Blank që të bëjë disa ndryshime për sfidën në Tiranë. Kjo, edhe për faktin se alternativa e vetme në stolin e rezervave është lojtari i Arsenalit, Koshielni. Për të mos rrezikuar, tekniku i transalpinëve mund të zgjedhë të grumbullojë në përfaqësuese një emër të ri, ku pistat më të mundshme janë Ciani dhe Mbiua, ose të tërheqë në mbrojtje mesfushorin Alu Diarra. Në mesfushë, Blank do të ketë të tjera dhimbje koke, por këtë herë pasi alternativat janë me shumicë. Në këtë repart, në fazën ofensive, të gatshëm janë yje të futbollit botëror si Nasri, Maluda, Riberi, Valbuena apo Zheremi Menez. Edhe sulmi është po kaq i frikshëm, Karim Benzema të Realit të Madridit, apo Gameiro e Remi, ndërsa një thirrje në radhët e bluve pret edhe Xhibril Cise i Lacios.