Ujkani: Fitore me Francen, per te shpresuar te kualifikimi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Novarelo, qendra stërvitore e Novarës, ku po përgatitet për sezonin e ri, Samir Ujkani, e ka mendjen edhe te ndeshja e 2 shtatorit kundër Francës. Ashtu si të gjithë në radhët e kuqezinjve, edhe numri 1 i përfaqësueses e cilëson vendimtare sfidën me yjet e Loren Blank në “Qemal Stafa”, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të shpresojë te kualifikimi. “Ndeshjet e muajit të ardhshëm janë shumë të rëndësishme për Kombëtaren në kualifikueset e Euro 2012. Duhet të fitojmë me patjetër në sfidën me Francën në shtëpi, në mënyrë që të vazhdojmë të shpresojmë që të kualifikohemi”, - deklaroi “gardiani”.
Ujkani ka folur edhe për emocionet e rikthimit në Serinë A italiane dhe faktin se të dielën, në javën e parë të kampionatit, do të luajë (nëse greva e futbollistëve nuk do të konfirmohet) kundër Palermos, klubit që zotëron gjysmën e tij të kartonit. “Gjatë verës është përfolur për një rikthim timin te Palermo, por këto kanë qenë thjesht spekulime të merkatos. Unë gjithmonë kam dashur të qëndroja këtu, sepse kam kaluar dy sezone të mrekullueshëm dhe kjo ishte rruga më e mirë për mua. Gjithsesi, interesimi nga skuadrat e tjera më shërben si stimul për të punuar edhe më shumë, theksoi portieri. Rikthimi në Serinë A? Për mua do të jetë gjithçka shumë e bukur, pasi do të kthehem të luaj në elitën e futbollit italian dhe fakti që në ndeshjen e parë kam si kundërshtar Palermon është një plus.
Për Novarën është e rëndësishme që ta nisë mirë kampionatin. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kujdesshëm, pasi sicilianët kanë lojtarë të mëdhenj në skuadër. Nuk mendoj se ata janë në krizë rezultatesh. Kam kaluar dy vjet te Palermo, nuk është e vërtetë: në Serinë A nuk ekziston kriza”. 23-vjeçari theksoi se është gati për startin e kampionatit: “Po punojmë shumë për të qenë të përgatitur në takimin e së dielës. Nëse kemi arritur deri këtu, do të thotë se nuk na është rritur mendja. Duke të konfirmojmë klasin tonë edhe mes më të mirëve dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”. Ujkani ka bërë edhe rolin e “sponsorit” për Erjon Bogdanin te Novara. Klubi piemontez ka shprehur interes për sulmuesin shqiptar të Çezenës, për të cilin interesohen edhe Kaljari e Siena. “Bogdani te Novara? E njoh mirë Erjonin dhe mendoj se do t’i pëlqente të luante këtu. Nëse ai do t’i bashkohej skuadrës tonë, do të ishte një përforcim mjaft i rëndësishëm, edhe pse sulmuesit që kemi janë paraqitur mjaft mirë”, - tha portieri.
Më tej Ujkani foli për lojtarët të cilëve u trembet më shumë në Serinë A: “Më të fortët janë Pato dhe Ibrahimoviç, duke qenë se unë jam edhe tifoz i Milanit (për koincidencë ‘gardiani’ ka debutuar në Serinë A më 26 prill 2009 pikërisht kundër kuqezinjve). Por, edhe Palermo ka mjaft sulmues të rrezikshëm. Njoh shumë mirë Mikolin, që është absolutisht një prej lojtarëve më të talentuar në Itali. Gjithashtu, njoh edhe Pablo Gonzalez, i cili ka luajtur me mua te Novara, e shpresoj që për rrezikun që paraqet ai lojtar, do të ishte më mirë nëse qëndronte në stol”.