Foto-lajm/ Ky është ultrasi i Flamurtarit që ndërroi jetë në shkallët e stadiumit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një tifoz vlonjat humbi jetën në stadium në fundin e ndeshjes së të mërkurës, Flamurtari-Kukësi 0-2. Viktima është 42-vjeçari Mikel Selmanaj. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Selmanaj ka qenë duke dalë nga stadiumi dhe në këtë moment ka rënë nga shkallët, pasi është konfliktuar me një punonjës të policisë.
Ky i fundit, sipas asaj që tregojnë dëshmitarët, i ka kërkuar 42-vjeçarit që të qetësohej, për shkak se pas ndeshjes ishte mjaft i acaruar si pasojë e rezultatit dhe po ndikonte në prishjen e qetësisë publike.
Në momentin e debatit, Selmanaj ka rënë nga shkallët duke u dëmtuar rëndë në kokë. 42-vjeçari është dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Vlorës. Mjekët e Spitalit pohuan për "Panorama Sport" se shtetasi Selmanaj kishte shkuar pa jetë në spital dhe menjëherë është transportuar për në morg.
