e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Formacioni i ëndrrave, Leva harron Nojerin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Formacioni i ëndrrave, Leva harron Nojerin

levandovskiRobert Levandovski ka qenë i ftuari special i redaksisë së UEFA-s një ditë përpara ndeshjes me Benfikën. Ylli polak nuk ka folur për sfidën e parë çerekfinale me portugezët në Champions, por është ndalur të përzgjedhë formacionin më të mirë të Europianëve sipas tij, ku ka surprizuar me zgjedhjen e portierit. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka zgjedhur Iker Kasijasin në vend të shokut të skuadrës, Manuel Nojer.

I detyruar Por, në fakt, zgjedhja e bomberit të Guardiolës ka qenë e kushtëzuar, sepse ai është detyruar të përzgjedhë mes portierëve të Italisë, Xhanluixhi Bufon dhe Dini Xof, Iker Kasijasit të Spanjës, Peter Shmajkëllit të Danimarkës dhe Lev Jashinit të Bashkimit Sovjetik. Dhe shoku i tij i skuadrës dhe numri 1 i kombëtares gjermane nuk ka qenë në listën e kandidatëve të përzgjedhur nga UEFA.

Dy bavarezë Por ai u ka dhënë votën e tij dy bavarezëve: ishkapitenit të Gjermanisë dhe kapitenit aktual të Bajernit, Filip Lahm dhe legjendës Gerd Myler, i cili ashtu si Lahm në 2014-ën në Brazil, ngriti trofeun e kampionit të botës më 1974-ën.

Si sulmues të dytë në formacionin e tij të ëndrrave, ish-lojtari i Borusias së Dortmundit zgjodhi shënuesin më të mirë të Arsenalit dhe futbollistin e Francës, Tierri Henri. Karles Pujol dhe ishkapiteni Iker Kasijas janë dy përzgjedhjet e tij nga Kombëtarja e Spanjës, ndërkohë që nuk mungojnë as dy çekë në vlerësimet e tij, si Karel Poborski dhe Pavel Nedved.

Formacioni më i mirë 11-shja më e mirë, sipas 27- vjeçarit, është: Iker Kasijas (Spanjë), Filip Lahm (Gjermani), Paolo Maldini (Itali), Karles Pujol (Spanjë), Lilian Turam (Francë), Karel Poborski (Çeki), Luis Figo (Portugali), Pavel Nedved (Çeki), Zinedin Zidan (Francë), Gerd Myler (Gjermani) dhe Tierri Henri (Francë).