e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tetë javë për 3 pikë me Flamurtarin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tetë javë për 3 pikë me Flamurtarin

Bylisi ka harruar të fitojë dhe ky fakt ka bërë që të mos i largohet vendit të parafundit në klasifikim, një pozicion ky që të dërgon në Kategorinë e Parë.bylisi vllaznia Humbja me Kukësin në "Adush Muça" ditën e shtunë ka kompromentuar shumë pozitat e mallakastriotëve, të cilët tani e shohin veten më të rrezikuar se kurrë për sa i përket qëndrimit.

U bë sfida e 6-të radhazi që mallakastriotët nuk marrin dot tri pikët, ku pas triumfit historik në Laç fazën e tretë kanë ardhur vetëm rezultate negative.

Përjashto dy barazimet me Skënderbeun dhe Flamurtarin. Madje, nëse faktori fushë mund të konsiderohej si determinant për mallakastriotët, nuk kanë ditur që ta shfrytëzojnë këtë gjë në favorin e tyre, sepse tri pikët e fundit janë marrë përballë Tërbunit, në atë fitore bindëse 4 me 0.

Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në mbylljen e kampionatit, diferenca prej vetëm tri pikësh me Flamurtarin shihet si plotësisht e rikuperueshme.