Fluks shitjesh, avullojnë 6 mijë bileta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe dje ka pasur fluks shitjesh, pasi 3000 bileta të tjera kanë "avulluar", duke e çuar numrin e tyre në total afro në 6000.
Megjithatë, sot pritet që të ketë më shumë interes, duke qenë se shumë prej tifozëve e lënë për ditën e fundit sigurimin e një bilete. Derbi i madh i kryeqytetit pritet që të tejmbushë stadiumin, kjo është pak, por e sigurt.
Plot 5400 pritet që të jenë bardheblutë, të cilët do të akomodohen në sektorët A, D1 dhe C. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit u takon pritësve, pra mbështetësve të Partizanit. Pritet që të ketë edhe një hapësirë që do të mbetet bosh, kjo për arsye sigurie, ku do të krijohet një kordon me policë.