e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu/ Josa: Në Laç si finale, ja pse nuk luan Shkëmbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu/ Josa: Në Laç si finale, ja pse nuk luan Shkëmbi

Mirel Josa e sheh si një finale në rrugën për titullin transfertën ndaj Laçit.Mirel-Josa-4-1 Skënderbeu nuk e ka pasur asnjëherë të lehtë kundër bardhezinjve, madje në sezonin e kaluar, me humbjen 1-0 në takimin e fazës së katërt, korçarët rrezikuan seriozisht fitimin e titullit.

Në intervistën e dhënë dje për "Panorama Sport", Josa flet për rëndësinë që ka ndeshja me kurbinasit, derbin e kryeqytetit, por edhe çështjen e kapitenit Bledi Shkëmbi, duke sqaruar mosaktivizimin e tij.

Profesor, sezonin e kaluar pas humbjes në Laç rrezikuat kampionatin. Është e njëjta situatë dhe tani?

Është një ndeshje e fortë, një finale më vete, që mbetet njëra nga sfidat më të veçanta të Skënderbeut. Laçi gjithmonë na ka hapur probleme të mëdha, qoftë në Korçë, qoftë në transfertë, prandaj dua që të jemi të përqendruar vetëm te ky takim. Pra, mund të quhet një finale për titullin? Sigurisht që po, Skënderbeu i ka të gjitha finale deri në fund të kampionatit. Kishim ndeshjen kundër Bylisit, që ishte po kaq e rëndësishme. Ka edhe shumë javë për të ardhur në fund dhe deri atëherë përqendrimi jonë duhet të jetë ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të shohim vetëm punën tonë, ato takime që kemi përpara, pra vetëm ndeshjen e radhës. Jemi katër pikë para ndjekësve dhe duhet të mbajmë këtë hap. Duke parë që Laçi është distancuar disi nga gara për Europën përmes kampionatit, e bën kjo më të thjeshtë takimin për Skënderbeun? Përderisa e quajta finale, do të thotë se nuk ka sesi të jetë ndeshje e lehtë. Ndeshje të thjeshta tani nuk ka më, ta harroni. Pavarësisht se çfarë objektivi ka ekip që ne luajmë, duhet të shohim objektivat tona dhe të mendojmë vetëm për to. Vështirësia e një takimi nganjëherë përcaktohet edhe nga objektivi që ke ti si ekip, pavarësisht se me kë luan përballë. Çfarë prisni nga skuadra në këtë transfertë? Dua një ekip të kujdesshëm. Loja është më e rëndësishme, jo vetëm në anën taktike dhe teknike, por edhe për sa i përket agresivitetit dhe luftës sportive. Nëse një ekip tregon egon e vet, nuk është problem të arrihet fitorja. Prandaj, unë gjithmonë kërkoj nga ekipi lojë të mirë, sepse rezultati vjen vetvetiu. Derbi Partizani-Tirana luhet sot dhe natyrisht Skënderbeut i intereson një rezultat i favorshëm... Po, normalisht është derbi i kryeqytetit dhe vëmendja do të jetë e madhe, por për ne pak rëndësi ka. Nuk merremi fare me këtë takim, të fitojë ekipi më i fortë. Kjo do të thotë se do ta ndiqni me shumë interes ndeshjen? Normalisht do ta ndjek takimin. Jo vetëm unë, por edhe ekipi. Do ta shikojmë të qetë, duke mos pasur në mendje rezultatin e tij kur të luajmë të shtunën. Kemi shumë arsye për ta ndjekur këtë takim, por gjithsesi duhet të jemi të qetë, sepse nuk varemi nga derbi. Ju prisni fitoren e Tiranës? Nuk më intereson fare se çfarë rezultati do të dalë nga ky takim. Sinqerisht, nuk dua të bëj parashikime. Të dyja ekipet e duan fitoren dhe uroj të jetë një ndeshje e bukur dhe e fortë, pasi i tillë ka qenë gjithmonë një derbi. Parashikime nuk dua të bëj, sepse asnjëherë nuk me kanë dalë. Gjithmonë, sa herë kam zgjedhur, ka dalë e kundërta. Nëse ndalet sërish Partizani, do të thotë se duhet të jeni më shumë vigjilentë se në ndeshjen në Ballsh, ku morët vetëm një pikë? Nuk do të thotë se ne nuk ishim vigjilentë në atë takim, pasi barazoi Partizani. Nuk e kishim mendjen aspak te ndeshja e kundërshtarëve dhe rezultati i tyre, por duke parë mënyrën se si shkuan ngjarjet, jam i kënaqur për pikën ndaj Bylisit dhe reagimin e futbollistëve. Prej ditësh shtohen zërat për një përplasje të Shkëmbit me drejtuesit. Kapiteni po qëndron shpesh në stol, si është e vërteta? Unë nuk jam në dijeni të një gjëje të tillë. Dua të komentoj vetëm atë që më përket mua. Kam në dispozicion pesë mesfushorë qendre, në një kohë që duhet të luajnë vetëm dy. Shkëmbi nuk ka problem dëmtimi, por thjesht nuk po luan, sepse po aktivizohen dy lojtarë të tjerë. Gjithsesi, për mua, Bledi Shkëmbi është lojtar shumë i rëndë- sishëm dhe kjo nuk do asnjë diskutim.

Përgatiti: LLAZI SARO