Partizani Tirana/ Ja pse është derbi i shpëtimit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në një ndeshje derbi, fitorja është detyrim.
Pak rëndë si ka renditja apo kushtet e secilës skuadër.
Është ndeshja që ndez të gjithë qytetin, por kur bëhet fjalë që përballet Partizani me Tiranën, gjithçka bëhet më elektrizuese. Përveç rëndësisë së fitores për tifozët, këtë herë është edhe një duel shpëtimi për secilin ekip.
Partizani
Të kuqtë duhet të marrin tri pikët për të vazhduar garën për titullin kampion. Një triumf është mjaft i rëndë- sishëm, duke parë edhe rivalitetin e egër me Skënderbeun.
Rezultati pozitiv nevojitet edhe për Agostinelin. Prej kohësh kalojnë re të vranëta mbi "qiellin" e italianit dhe një humbje do u shkaktonte breshër, sa i përket vazhdimësisë apo të ardhmes në klub.
Triumfi duhet edhe për merkaton, apo drejtorin Dervishi, si "arkitekt" i saj. Është një ndeshje, ku duhet të konfirmohet nëse afrimet kanë qenë pozitive, apo merkato rezultoi një dështim. Pas eliminimit nga Kupa, titulli kampion është shpëtim dhe për të ruajtur shpresat, pengesa "derbi" duhet kaluar me sukses.
Tirana
Arsyeja e parë lidhet me faktin që kanë shtatë derbe radhazi që nuk ndiejnë shijen e fitores. Tifozët e kërkojnë me ngulm dhe presioni bie mbi lojtarët. Por, jo vetëm aq. Përveç vlerave sensitive, duhen edhe tri pikët për renditjen.
Pas eliminimit nga Kupa, shpresa e vetme e Tiranës për Europë mbetet nëpërmjet kampionatit. Teuta, Kukësi dhe Laçi i qëndrojnë nga pas me "pedalen e gazit" të shtypur. Çdo hap fals i bardhebluve, është një mundësi për rivalët direkt.
Një derbi, ku fitorja do ishte "shpëtim", mbi të gjitha për të kaluar ngarkesën psikologjike, sa i përket detyrimit për të mundur Partizanin...