e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flores, mungesa big e Kukësit ndaj Partizanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flores, mungesa big e Kukësit ndaj Partizanit

Pas kualifikimit në Kupë, Kukësi dje ka vijuar me përgatitjet për takimin me Partizanin. Fillimi i përgatitjeve për të kuqtë e ka gjetur në një atmosferë të mirë ekipin, ku para seancës së djeshme trajneri Duro falënderoi lojtarët për kualifikimin ndaj Teutës.flores Trajneri u theksoi futbollistëve se është i kënaqur me atë që skuadra dha në fushë, por kërkoi nga lojtarët përqendrim maksimal në seancat stërvitore, pasi Kukësin e pret një ndeshje shumë e vështirë, përballja e së hënës me Partizanin.

Trajneri Klodian Duro nuk do ta ketë të plotë grupin për këtë takim, pasi Erik Flores është mungesë e sigurt. Braziliani ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, kështu që humbet përballjen me "demat e kuq" në kampionat. Për momentin, nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar në kampin verilindor.